Gjykatësja paralajmëron Gruevskin: Nëse edhe një herë e fyeni gjykatën, do t’ju dënoj

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila e gjykon ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski për rastin “Tank” ia bëri me dije atij se po e fyen gjykatën.

Pasi që prokurori Stevço Donev e dha fjalimin hyrës për rastin, Gruevski avokates Sanja Aleksis i tha: “kjo është gjykatë partiake, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja kërkoi që të hyjë në procesverbal për gjykimin. Gruevskit i tha që të mos flas kur nuk i jepet fjala dhe të mos e fyejë gjykatën sepse herën tjetër do ta dënojë.

Edhe përkundër përpjekjeve të mbrojtjes që të mos fillojë diskutimi kryesor, gjykatësja i dha fjalë prokurorit të PSP-së dhe gjykimi vazhdoi.

Gruevski më parë tha: Sot asnjë herë nuk kam marrë fjalën”

Ndryshe, në rastin “Tank”, akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e mercedesit luksoz prej 600.000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button