Derbi Shkupi – Shkëndija ju besua arbitrit Gocevski

E diela në futbollin e Ligës së Parë të Maqedonisë sjell ndeshjet e javës së 20-të, ndërsa padyshim kryendeshja do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, ku FC Shkupi është nikoqire e KF Shkëndijës. Ky duel që tani ka zgjuar interesim të madh të futbolldashësit, ndërsa sot në lokalet e FFM-s, është bërë edhe delegimi i arbitrave që do të referojnë ndeshjet.

Pikërisht derbin në mes dy ekipeve shqiptare Shkupit dhe Shkëndijës, do ta referojë gjyqtari i ri nga Strumica, Marjan Gocevski. Renova në këtë javë është nikoqire në Tetovë dhe do të luajë ndaj ekipit të Sileksit, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Konstantin Vllaho nga Shkupi. Akademija Pandev luan me “Skopjen”, referon Faton Mustafi nga Tetova, Pelisteri përballet me Rabotniçkin, e këtu referon Stojançe Stojanov nga Shtipi. Dyshja e fundit që kompleton javën e 20-të, është Vardari – Pobeda, ndërsa në Shkup referon Petar Mantev nga Negotina. Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të, luhen të dielën me fillim në orën 14:00./ Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button