Gostivar, humb një grua 30 vjeçare

39 vjeçari Xh.Sh. nga fshati i Gostivarit Çegran, dje rreth orës 17:00 ka paraqitur se një ditë më parë, rreth orës 11:30 prej shtëpisë së tij, në drejtim të panjohur është larguar 30 vjeçarja R.D., me të cilën ka qenë në kurorë dhe ka një fëmijë 5 vjeçar, informojnë nga SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

E paraqitura, R.D., me vete e ka marrë edhe dokumentin e udhëtimit, ndërkaq pa poseduar edhe telefon celular.

Po punohet për pastrimin e lëndës dhe gjendjen e 30 vjeçarës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button