Tetovë, të rinjtë me aksion interesant “Eduko, merr aksion për një ambient më të pastër ” (FOTO)

Në shkollat fillore “Naim Frasheri”, “Liria” dhe “Kirili dhe Metodi” në Tetovë  janë vendosur nga tre shporta për selektimin e mbeturinave për qelq, plastikë dhe letër, njofton Portalb.mk.

Shportat dhe aktivitetet tjera ekologjike zhvillohen në kuadër të projektit “Eduko, merr aksion për një ambient më të pastër ”të financuar nga USAID që e implementon Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim “Forum” duke angazhuar kështu një grup jo-formal të të rinjve nga Tetova, Fortesa Asani, Njomza Beqiri, Ardit Ramadani, Jetmire Ramadani, Diturim Xheladini, Sara Luma.

Gjithashtu kanë dhënë si donacion lojëra të ndryshme të cilat nuk i përdorin, te qendra për persona me nevoja të veçanta në Tetovë.

Organizatorët dhe fëmijët e po të njëjtave shkolla kanë bëre selektimin e mbeturinave përreth territorit të shkollave. Fëmijët kanë bërë dhe shpërndarjen e qeseve ekologjike tek qytetarët me qëllim që të bartet mesazhi për shmangien e qeseve nga najloni.

Gjithashtu, janë mbajtur ligjërata në temat rreth procesit të riciklimit, reduktimit dhe ripërdorimit të mbeturinave si dhe për kujdesin ndaj ambientit jetësor në shkollat e lartpërmendura, me ligjërues Arianit Xhaferi, aktivist i ambientit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button