Nesër maqedonasit në protesta-kundër islamit radikal

Demonstrata kundër përhapjes së islamit radikal paralajmërohen për nesër në ora 13:00, para Qeverisë.

“Ta ndalojmë përhapjen e islamit radikal në Maqedoni, nëse ata mund të protestojnë edhe ne mundet KUNDËR! TANI OSE ANJËHERË! Vërejtje: TË MOS BËHEN KURRFARË INCIDENTE!”, ky është mesazhi që përhapet në rrjetet sociale përmes ngjarjes së organizuar.

Si iniciator i grupit që e paralajmëron protestën është profili i facebook-ut “Nuk ka të luajtur me Maqedoninë”.

Deri në këtë moment pjesëmarrjen e tyre të sigurtë e kanë paralajmëruar rreth 4.000 qytetarë, përderisa rreth 1.000 paralajmërojnë pjesëmarrje.

Në protestën sipas të dhënave të grupit në facebook janë ftuar rreth 35.000 qytetarë.

MPB-ja edhe pse njoftoi se do t’i kontrollojë paralajmërimet për protestat përmes rrjeteve sociale, deri më tani nuk ka fshirë asnjë nga ngjarjet e paralajmëruara.

Për rikujtim – policia ishte ekspeditive t’i ndalojë protestat kundër vrasjes së Martin Neshkovskit nga polici, atëherë në mënyrë masive fshiheshin profile. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button