Qeveria e Maqedonisë do t’i harxhojë 40.000 euro për mish lope, viçi, derri, gici, qengji dhe keci

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet Shërbimit për Punë të Përbashkët dhe të Përgjithshëm do të furnizojë mish viçi, lope, derri, gici, qengji dhe keci, me vlerë prej 40.000 euro. Ata kanë shpallur tender për zgjedhjen e ofertës për më të volitshme, ndërkaq furnizuesi do të jetë ai i cili do të japë çmim më të ulët, njofton Portalb.mk.

Karakteristikat e kërkuara për mishin të cilin do ta blejë Qeveria janë të ndryshme. Sipas specifikimeve teknike, muskuli i freskët prej lopës, bifteku prej lopës, ramsteku prej lopës, medaljoni prej lopës, mëlçisë dhe kukureci bashkë me mishin prej qafës dhe kofshëve të lopës, duhet të jenë prej kafshëve të reja, gjegjësisht në moshë prej 12 deri në 24 muaj. Sasia e këtij lloji të mishit duhet të jetë 4.320 kilogramë.

Nga mishi i viçit, i cili duhet të jetë patjetër prej kafshëve të reja në moshë prej 12 deri në 18 muaj, kërkohet biftek, mëlçi dhe kukurec. Ajo patjetër duhet të jetë e paketuar në qese të plastikës, ndërkaq më pas në pako dhe çdo pako duhet të ketë deri më 10 kilogramë. Ndërmarrja e cila do ta fitojë tenderin do të duhet të dorëzojë 290 kilogramë mish viçi.

Qeveria kërkon 200 kilogramë mish gici, i cili patjetër duhet të jetë i kategorisë së parë. Gjithashtu kërkohen edhe bërxollë derri, file derri, medaljon derri, qafë derri, biftek derri, mish shpatullash etj., në sasi prej 3.950 kilogramë.

Po këtyre, Qeveria kërkon edhe mish të freskët qengji dhe keci.

Ky furnizim është publikuar më 15 shkurt, ndërkaq ofertat mund të dorëzohen deri më 7 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button