Zaharieva: Ballkani Perëndimor, demokratik, prosperues dhe i sigurt; është i rëndësishëm për BE-në

Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian sot në Sofje e vazhdojnë takimin joformal, ndërsa në rend dite janë Strategjia për zgjerimin e Unionit, çështjet e sigurisë dhe mbrojtja, si dhe situata në Siri dhe në Korenë Veriore.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva para gazetarëve deklaroi se Ballkani Perëndimor, demokratik, prosperues dhe i sigurt është me rëndësi thelbësore për BE-në. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një nga prioritetet kyçe të kryesimit bullgar.

“Ato vende janë fqinjë tanë dhe besoj se do të jemi së bashku në BE kur të gjithë do të jenë të gatshëm”; deklaroi shefja e diplomacisë bullgare.

Zaharieva e lavdëroi Strategjinë e re për zgjerim, duke theksuar se ajo është “e plotë, në kohë dhe subjektive”. Ajo nuk deshi ta komentojë kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe theksoi se kjo është çështje dypalëshe.

ЕУ Министри Софија

“Pozicionin i Bullgarisë është i qartë rreth kësaj çështje. Kjo është çështje dypalëshe mes Shkupit dhe Athinës. Shpresoj se do të arrijnë progres gjatë bisedimeve. Por, qëndrimi ynë është se gjetja e zgjidhjes për emrin është e rëndësishme për të gjithë BE-në, por është e rëndësishme para se gjithash për dy vendet dhe ne shpresojmë se nuk do të krijojë, si të them, probleme të reja. Megjithatë, kjo është çështje dypalëshe dhe unë jam e bindur se kolegët e mi do ta gjejnë zgjidhjen  më të mirë”, theksoi dje Zaharieva.

Se Ballkani Perëndimor është “prioriteti kryesor” konfirmoi edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së Federika Mogerini, e cila theksoi se ministrat do të bisedojnë për atë “si ta përforcojnë perspektivën evropiane të rajonit”.

Sa i përket çështjeve tjera, Mogerini deklaroi se nëse ka sfera në të cilat Unioni është unanim, ato janë çështjet e ndërlidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme. 

Sa u përket çështjeve të tjera, Mogerini deklaroi se nëse ka fusha për të cilat Unioni është unanim, këto janë çështje të ndërlidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme.

Duke folur për përhapjen e konflikteve në disa pjesë të botës, Mogerini deklaroi se nëse BE-ja nuk është e pranishme me aktivitetet e saj për ndihmë humanitare, zhvillimore, politike, diplomatike dhe të sigurisë, në shumë vende gjendja do të ishte më e keqe.

Në rend dite është edhe Siria, ku gjendja është dramatike, për shkak se BE-ja përgatit konferencë të dytë të Brukselit për vendin.

“BE-ja dëshiron të mobilizojë ndihmë në Siri dhe në shtetet fqinje”, theksoi Mogerini.

Ajo u përqendrua edhe në Korenë e veriut dhe vlerësoi se ekzistojnë hapa inkurajuese, veçanërisht për kohën e Olimpiadës në Korenë e Jugut.

“Do të shqyrtojmë si BE-ja mund ta përforcojë mbështetjen e saj për gjetjen e zgjidhjes për demilitarizim të Gadishullit”, informon Mogerini.

Takimi joformal i ministrave të punëve të jashtme quhet dhe “Gimnih”, për shkak të kësaj që për herë të parë është mbajtur në vitin 1974 në Gimnih në Gjermani. Në takim e sotëm do të marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të pesë shteteve kandidate për anëtarësim në BE, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button