Kocijançiç: BE-ja punon me Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshje juridike obliguese

Përfaqësuesit zyrtar të Bashkimit Evropian të cilët ndërmjetësojnë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit punojnë me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, deklaroi zëdhënësja e përfaqësueses së lartë  të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, Maja Kocijançiç për gazetën prishtinase “Gazeta ekspress”.

“Të dy presidentët treguan angazhim konstruktiv. Strategjia për Ballkanin Perëndimor parashikon marrëveshje obliguese juridike”, shton Kocijançiç duke paralajmëruar se BE-ja së shpejti do t’i thërrasë të dy palët në Bruksel në raund të ri të negociatave.

Kocijançiç në deklaratë ka refuzuar ta komentojë idenë për këmbim eventual të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse siç tha, BE-ja është e vetëdijshme për ekzistim,in e iniciativës së tillë.

Mediat prishtinase ditëve të fundit publikuan se përfaqësuesit zyrtar kosovar e shqyrtojnë idenë për këmbim të territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe se Thaçi për atë ka biseduar me diplomatët e huaj.

Ambasada amerikane në Prishtinë në pyetjen e “Gazeta ekspres” u përgjigj se SHBA-ja nuk i përkrahë “negociatat e fshehta” të cilat gjoja janë në vijim mes përfaqësuesve të lartë kosovarë dhe serbë për këmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

САД Амбасада Косово

Ambasada njoftoi se SHBA-ja është kundër idesë së tillë, sepse këmbimi i territoreve ka shkaktuar më shumë probleme se sa zgjidhje.

Në artikullin shtohet se SHBA-ja vazhdon fuqishëm t’i përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së dhe i inkurajojnë të dy palët t’i përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizim të tërësishëm të marrëdhënieve të ndërsjella.

Idesë për këmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë haptazi iu kundërshtua edhe Gjermania.

Ambasada gjermane në Prishtinë kumtoi se Berlini është kundër ndarjes së Kosovës dhe se pa rezerva e përkrahë integritetin territorial të Kosovës. “Lojërat  në këtë temë janë të rrezikshme”, vlerësoi Ambasada.

Хашим Тачи

“Gazeta Ekspres” pohoi se ideja për ndarje të Kosovës ose këmbimi  i territoreve me Serbinë është përkrahur nga Beogradi, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias.

Thaçi, i cili sipas gazetës, gjoja është pajtuar me idenë për ndarje të Kosovës, këto ditë deklaroi se “ideja është larg mendjes së tij dhe institucioneve të Kosovës” dhe se idetë e tilla nuk sjellin as paqe as stabilitet.

Sipas tij, idetë për ndarje kanë ekzistuar edhe më herët, por ato janë të dëmshme dhe destabilizuese për Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në intervistë për gazetën beogradase “Kurir” deklaroi se “marrëveshja” mes Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës për këmbim të territoreve dhe ndarje të Kosëvës, është vetëm spekulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button