Edhe orangutangët përdorin iPad!

Sipas një projekti të nisur në parkun zoologjik ‘Jungle Island’ në Miami, gjashtë orangutangë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe stafin me tabletët e projektuara fillimisht për personat me autizëm.

Në ekran dalin imazhet e objekteve të ndryshme dhe më pas tutori i kafshëve thotë njërën dhe orangutangu duhet të shtypë butonin përkatës.

Programi ka rezultuar një sukses i vërtetë dhe orangutangët janë treguar shumë miqësor me pajisjen. Sipas ekspertëve të parkut, më të interesuar janë orangutangët në moshë më të vogël, ndërsa më të vjetrit janë më indiferentë ndaj teknologjisë, njëlloj si njerëzit.
Kjo nismë është ndërmarrë me qëllim që orangutangëve, të cilësuar si kafshë shumë inteligjente, t’i mbahet truri aktiv për të shmangur mërzinë dhe depresionin nga privimi i lirisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button