Festivali i Berlinit nis me një film të animuar

“Isle of Dogs’, një film i çuditshëm mbi një qytet japonez që i deporton qentë në një ishull mbeturinash pas shpërthimit të një epidemie, u bë i pari prodhim i animuar që çel Festivalin e Filmit në Berlin, transmeton Top Channel.

Filmi i regjisorit amerikan Wes Anderson që u shfaq të enjten, ndjek aventurat e djalit të birësuar të Kryebashkiakut të qytetit, i cili udhëton drejt ishullit për të shpëtuar qenin e tij të dashur Spots.

Anderson tregon se fillimisht kishte menduar të krijonte një histori të trilluar për qentë dhe ta ndërthurte atë me dashurinë për Japoninë. Por gradualisht subjekti ishte zgjeruar, duke përfshirë problematika të jetës reale, të tilla si emigracioni apo alarmizmi.

“Fillimisht ishte fantazia jonë për një qytet të sajuar por duke qenë se punuam për filmin për një kohë të gjatë bota filloi të ndryshojë. Tani është një histori që mund të ndodhë kudo dhe në çdo moment,” shprehet Anderson.

Për regjisorin Anderson kjo është hera e dytë që çel berlinalen. Në vitin 2014, festivali prestigjoz u hap me filmin e tij “Grand Budapest Hotel” i cili më vonë fitoi 4 çmime Oskar.

“Isle of Dogs” është një prej 19 filmave në garë për çmimet prestigjoze të ariut të artë e të argjendë që do të jepen në 24 Shkurt. Kreu i jurisë është regjisori gjerman Tom Tykwer.

Festivali i parë i rëndësishëm i vitit në Europë, eklipsohet këtë vit nga skandali seksual që ka përfshirë industrinë e filmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button