ShGM dënon sulmet ndaj gazetarëve në protestat e sotme

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë gjykon ashpër sulmet ndaj ekipeve të gazetarëve në protestën e sotme në Shkup.

“Fakti që në protesta vazhdimisht sulmohen gazetarët dhe kameramanët është mjaft shqetësues. Është e pakapshme ajo që qytetarët të cilët marrin pjesë në protestë ta shprehin zemërimin e tyre ndaj gazetarëve. Sulmet e vazhdueshme fizike kundër punonjësve të mediave flet për atë se në çfarë ambienti punojnë ata. Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë që sa më shpejtë t’i identifikojë sulmuesit dhe të ndërmarrë masa kundër tyre. Gjithashtu, përgjegjësi për sulmet e tilla duhet të bartin edhe organizatorët e protestës”, thuhet në komunikatën e ShGM-së.

Ata kërkojnë nga MPB-ja që t’u dërgojë informata në lidhje me atë se deri ku është procedura kundër sulmeve të deritanishme kundër gazetarëve të cilat kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit. 

“Në qoftë se nuk marrim informata në lidhje me këtë, do të detyrohemi që të drejtohemi deri te institucionet ndërkombëtare me qëllim që të alarmojmë se siguria e gazetarëve në Maqedoni është e rrezikuar dhe se institucionet nuk ndërmarrin asgjë në lidhje me këtë”, deklarojnë nga ShGM.  

Përndryshe, në protestën e sotme u lëndua një gazetar dhe një fotoreporter./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button