MPJ e Rusisë: Shtetet ballkanike nuk duhet që të detyrohen të shpejtojnë drejt BE-së

Qëndrim parimor i Rusisë është se problemet e komplikuara në rajonin e Ballkanin patjetër duhet t’i zgjidhin vetë shtetet në mënyrë të pavarur, pa i detyruar që të shpejtojnë dhe të kufizohen vetëm në kriteret formale, ose me fjalë tjera – pa kurrfarë ndërhyrje të jashtme, njofton Portalb.mk.

“Kjo ka të bëjë me çështjet për kufijtë, temën me emërimin e Maqedonisë, dhe veçmas situatën me Kosovën”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova në konferencë për shtyp, duke folur për Strategjinë e KE-së për Ballkanin Perendimor.

Zaharova theksoi se Strategjia e Ballkanit Perëndimor e konfirmon qëllimin gjeopolitik të Unionit për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe përforcimin e rolit të tij në këtë rajon të rëndësishëm evropian.

“Ne disa herë kemi theksuar se “Rusia nuk e kundërshton integrimin evropian të vendeve ballkanike, derisa anëtaret potenciale të BE-së nuk është patjetër që të zgjedhin mes BE-së dhe Rusisë”, tha Zaharova.

MPJ ruse për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor: Qëndrimi ynë nuk është “me ne ose kundër nesh”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button