Mbrojtja e ish-funksionarëve Gruevski, Popovski dhe Jankullovska kërkon anulim të seancës për “mercedesin luksoz”, PSP kundër

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, menjëherë pas fillimit të seancës së sotme për lëndën e PSP “Tank”, dha pushim me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve që t’i shqyrtojnë procesverbalet nga seanca paraprake.

Në “Tank”, akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e mercedesit luksoz prej 600.000 eurove.

Në fillim të seancës, avokatët thanë se nuk kanë qenë të njoftuar për procesverbalet nga seanca e kaluar dhe se madje sot para gjykatës i kanë marrë bashkë me dy CD. Që t’i shqyrtojnë procesverbalet ata nga Gjykata kërkuan pushim.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska u ofroi gjysmë ore pushim, si vullnet të mirë, e pastaj të fillojnë me fjalime hyrëse. Theksoi se procesverbalet janë hartuar më 13 shkurt dhe se atëherë kanë mundur t’i marrin.

“Mbrojtja ka qenë e detyruar t’i marrë procesverbalet. Ata nuk kanë ardhur që t’i tërheqin me kohë, kështu që gjykata i ka njoftuar me telefon, ndërsa madje sot para gjykimit, avokati Dimitar Dangov i ka ngritur. Për këtë nuk ka arsye për pushim, por në interes të mbrojtjes do të shihemi pas pushimit prej gjysmë ore”, tha Kacarska.

Ndaj kësaj u ankua Nikolla Gruevski, i cili tha se procesverbalet prej 17 faqeve nuk mund të lexohen për gjysmë ore.

Prokurorja e PSP, Lençe Ristovska tha se mbrojtja e ka ditur se procesverbalet janë hartuar dhe është dashur t’i marrin. Ajo që nuk i kanë marrë, siç tha është lëshim i tyre.

“E kundërshtoj kërkesën për pushim dhe konsideroj se këtë e bëjnë me qëllim që të anulohet debati kryesor. Me forcë njeriut mundet vetëm t’i marrësh, e nuk mundesh t’i japësh asgjë”, tha Ristovska.

Sipas akuzës, në periudhën nga shkurti deri në fund të tetorit të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtar e ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska të zbatojë furnizim publik në të cilën Ministria do të blejë automjet të ri të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurë është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP përfaqësues gjeneral dhe distributor i automjeteve nga brendi “Mercedes”.

Jankulloska për ta plotësuar kërkesën, megjithatë, e ka inkurajuar të akuzuarin ndihmës-ministrin Gjoko Popovskin për ta bërë këtë vepër penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Automjeti nga Ministria është dashur t’i jepet në shfrytëzim edhe Gruevskit i cili ka dashur të shfrytëzojë një automjet të tillë të blinduar, por për këtë nuk ka dashur të bëhet e ditur në opinion.

Për furnizimin e mercedesit, opinioni ka mësuar nga bisedat që i ka publikuar opozita.

Gjykata e Apelit Shkup, siç njofton MIA, më 8 nëntor të vitit të kaluar ka vendosur që bisedat e përgjuara për furnizimin e mercedesit të jenë si dëshmi në gjykimin për rastin “Tank”.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button