Reks Tilerson për vizitë në Turqi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson kishin bisedë “produktive” në Ankara, në të cilën i shqyrtuan mënyrat e përbashkëta të pranueshme për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, kumtoi mbrëmë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Nga ana tjetër, Kabineti i presidentit turk informoi se në takim, që ka zgjatur më shumë se tre orë, Erdogan “plotësisht qartë” i ka parashtruar pritjet e Turqisë në raport me çështjen siriane.

“Në bisedimet janë shqyrtuar tema rajonale, para se gjithash Siria dhe Iraku, si dhe lufta kundër terrorizmit dhe marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë kësaj plotësisht qartë janë parashtruar pritjet turke lidhur me këto çështje, theksohet në kumtesë.

Рекс Тилерсон и Реџеп Тајип Ердоган

Paradite Tilerson në Ankara do të ketë takime edhe me nikoqirin e tij, ministrin turk e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë janë përkeqësuar fillimisht rreth mbështetjes amerikane ndaj Forcave për mbrojtje të popullit të kurdëve sirianë, të cilët Ankaraja i konsideron si organizatë terroriste dhe degë e Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Siri dhe kundër të cilëve filloi një ofensivë e madhe muajin e kaluar.

Të hënën në vigjilje të vizitës së Tilerson në Turqi, Çavushogllu deklaroi se raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit mund “ose të ripërtërihen ose përfundimisht të prishen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button