Skënderbeu në tokë

Sapo desha të filloj me një barcoletë por diçka, një si zë i brendshëm më tha se nuk është koha për shaka. Ka ardhur përsëri koha kur si shqiptarë mund të jesh fajtorë për çkado. Edhe për një barcoletë. Me apo pa spec. Edhe për deklarime verbale. Për identifikim.

Si shqiptarë, kahdo që të sillesh je i dyshimtë. Kjo është bërë aq e natyrshme sa edhe vet jemi bë të dyshimt para vetvetes. Kush jemi ne, të cilët kahdo që të sillemi e zëmë rrugën e dikujtë. Të dikujt që vazhdimisht rregullon diçka në oborrin tonë. Apo po na e zë dikush rrugën pikërisht në oborrin tonë? Është bërë tollovi e madhe në shtëpinë tonë të vogël. Kujt po i pengojmë?
Duke medituar kështu po kaloja para ndërtesës së qeverisë dhe mu kujtua kërkesa e ”vëllezërve” tonë historik, drejtuar një ministrije, për me e hjekë Gjergj Kastriotin prej librave të historisë.Ose me ia ndryshue bazamentin.Sepse ai ishte një tradhëtarë,sipas tyre. E ka tradhëtue sulltanin! Sulltanin që e rriti si djalin e vet.Se Gjon Kastrioti nga dashuria e madhe për Sulltanin i kishte besuar atijë djemtë e vet…për (ri)edukim.E Gjergji e tradhëtoi!

Kur papritur e pashë,që Gjergji nuk është më në vend të vet. E paskan hjekë. Rrufeshëm më shkoi ndërmend se tash në vend të tijë do të vendosin statujën e  Mehmet pushtuesit të madh.Ose e Sulltan Muratit që la kockat në Fushën e Kosovës para një gjysmë mileniumi.Kjo ndodhi në rrethana krejt të paqarta,por gjithësesi pa vullnetin e tijë.

Kështu,ndonjë ministër do të lulëzojë shpirtërisht,nëse Gjergji ka “ikur”.Edhe shefi i tyre do të jetë më rehat me “vëllezërit”.Edhe me këshilltarin e vet të ardhshëm.Sapo të zbres nga kodra.
Por, jo. E pashë Gjergjin pak më tutje, me shpatë,të mbështetur për gardhin e Ministries së Shërbimeve Publike.Të mbuluar me një qese të madhe najlloni.
Sikur “Nëna Terezë” dhe Ish Presidenti Rugova të cilët përpak pësuan në këtë luftë të madhe me përmendoret.Kështu,me (mos)veprimet tona hutaqe, ende mbetemi në një konfuzion identitar.

Po,ne jemi definitivisht të dyshimtë. Për gjithçka!Edhe kur  flasim për motin, për futboll, apo kur i lutemi zotit.Gjithqysh kanë me të pyet: e qysh iu lute, e si… e çka i the? Duhet me i bë publike edhe dëshirat më të fshehta për mos me u ndie në siklet të tjerët.Veq të tjerët mos të ndihen në siklet.Për neve s’ka gajle.Jemi mësuar.

Nejse. Iu luta zotit në mënyrën time.”Të lutem o zot-i thash, a bënë me mi plotësue tri dëshira?” Nuk mora përgjigjje,por isha i sigurtë se më ka dëgjuar.

Nejse,se çka iu luta zotit,cilat ishin dëshirat,le të mbetet punë për mua njëher.Nëse më dëgjon lutjet,ja shihni timin kësaj pune.

Në ndërkohë,disa nuk mjaftohen veq të i luten zotit dhe të presin.Nuk kan besim në zotin dhe në mirësinë e tijë gjithëpërfshirëse.Disa në emër të zotit duan që menjëher të vendosin rregullat e veta.

Po thonë, krejt çfarë kemi bërë prej se ka shkuar  “baba dovlet”,mbrapsht e kemi bërë.Duhet të këthehet mbrapsht rrota e histories….! E disa të tjerë,lypin me u bë jeshil.Krejt.
Përndryshe ne jemi shumë të zotët për imitime.Imitojmë të tjerët dhe presim të kuptojnë drejtë sinjalet tona.

Dalim e protestojmë për të drejta kombëtare dhe qytetare dhe slloganet i shkruajmë në arabisht.Prej të djathtës nga e majta.Edhe pastaj presim të tjerët me na kuptue.Se shqip s’po kuptojnë.

Nganjëherë mendoj se nuk jemi as ne të pafajshëm.Ndoshta me hutinë tone kolektive po reflektojmë rrezik.Ndoshta me këtë konfuzionin tone  të krijuar nga jeta në vorbullën e disa civlizimeve të mëdha,të cilat na kanë përfshi  në fushën e vet të gravitetit dhe po na bluajnë pandërprerë identitetin tonë,padashur  po reflektojmë rrezik.Po i frikësojmë të tjerët me agresivitetin tonë të shpërqëndruar.

Po e shikoja një postim në facebook,me dy fotografi të ngjitura në një.Ishin dy foto nga dy tubime protestuese.Nga dy vende të ndryshme.Në parim, çdokush që proteston e ka një hall.Ato protestojnë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve pavarësisht  nga motivet.
Në fakt,motivet e këtyre dy protestuesve ishin pak a shumë të ngjashme edhe pse ato duken krejt ndryshe.Pas arrestimeve të ” shqiptarve të dyshuar për krime”, në Maqedoni dhe Preshevë, dhe fushatave mediale që i përcollën këto arrestime,mijëra qytetarë shqiptarë dolën të protestojnë.Nuk jemi terrorist.Nuk jemi kriminel.Këto ishin slloganet kryesore.

E ajo që unë zakonisht e shikoj më së pari te një ë protestë, janë pankartat.Pankartat e mëdha që qytetarët i ngrisin lart dhe ku  shkruan se çka po kërkojnë protestuesit.Për  çka po protestojnë!Apo çka nuk duan.
Derisa në Preshevë e pata të qartë çka po kërkohet, vetëm nga ngjyrat e flamujve,ndërkohënga pankartat ballore në Shkup nuk arrita të kuptoj shumë.Krejt jeshil dhe…nuk di arabisht.

Është çështje krejt tjetër përse unë nuk di arabisht.Kam studiuar në Prishtinë.
Derisa valet e protestuesve në Preshevë ngjanin me ndeshjet e kombëtares e cila për fatin tone të keq zakonisht po humbë,ndërkohë Shkupi po valvitej në jeshile.Ngjante me Bejrutin para se të futej në krizë të thellë.Ngjante me pranverën arabe.Por jo me pranverën shqiptare.
 E për çfar iu lute zotit?- më pyeti një mik, të cilit ia dërgova për lexim,këtë kolumne,para se të e dërgoj për botim.Kështu veproj shpesh me disa miq dhe prej tyre pres një koment të sinqertë.Por,kjo pyetje ishte krejt feedback-u i tijë.Nuk iu përgjigjja.Kisha frikë se nuk do të më kuptonte drejt.

Në fakt, unë, iu luta një perëndie i cili është i të gjithëve.I cili në të gjithë librat e shenjët na dërgon porosi për mirësi dhe paqë.Por këta nuk e pranojnë.Nga asnjëra anë e llogoreve.Secili ka zotin e vet.Luftojnë në emër të zotit.Në emër të zotit të tyre kundër zotit të atyre.Kjo është lufta e tyre e zhurmshme dhe shkatrrimtare. E tyre! Jo e jona!

“Mëso” ishte fjala e pare e zotit!Këtë fjalë ua drejtoi njerëzve.Të gjithëve.
E keqja është se ne nuk po mësojmë!Nuk po mësojmë nga e kaluara!As nga gabimet tona.E për gabimet e të tjerëve as të mos flasim.

 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button