Haradinaj falënderon Barbadosin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar shtetin e Barbadosit për njohjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajmin për njohjen e fundit të Kosovës e ka dhënë vet ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Ne vigjiljen e festes se madhe të pavarësisë, qe edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Barbadosi është shtet-ishull në Amerikën qendrore, apo shtet në lindje të Karaibeve.

Kryeqyteti i Barbadosit është Bridgetown.

Njohja e Republikës nga Barbadosi e shton në 116 numrin e njohjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button