J-Lo dëshiron ende fëmijë

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, është më e lumtur se kurrë me të dashurin e saj të ri, balerinin Casper Smart. Ndoshta për këtë fakt do të donte që të ketë edhe më shumë fëmijë.

Jennifer kohët e fundit tha se po të lindte përsëri do të ishte një bekim për të: “Nëse do të jem në gjendje të lindi sërish një fëmijë, për mua ky do të ishte një bekim i vërtetë. Fëmijët sjellin shumë gëzim e lumturi në jetën tuaj dhe ju zbresin në tokë,” tha Lopez.

Megjithatë, nëna Jenny aktualisht është duke u fokusuar në karrierën e saj dhe turnetë botërore, të cilat fillojnë së shpejti.

“Casper dhe unë po kënaqemi. Unë nuk mendoj për familje. Më 18 maj filloj turneun botëror, kështu që jam shumë e zënë,” ka thënë Jen.

Aktorja amerikano-latine, ka dy fëmijë binjakë nga martesa e saj me këngëtarin, Marc Anthonyn, tetëvjeçarët Emme Marbiel Muñiz Anthony Maximilian dhe David Muñiz Anthony. 

Lajme të ngjashme

Back to top button