Ka abortuar fëmijën një vajzë 13-vjeçare nga shtëpia “25 Maj”, ajo disa herë është përdhunuar

Një vajzë 13-vjeçare rome e ka pasur patjetër ta abortojë fëmijën e saj sepse ka ngelur shtatëzënë pas maltretimit seksual. Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve sot alarmoi për rastin dhe i ftoi autoritetet kompetente që menjëherë të reagojnë dhe vajzës t’i sigurojnë kujdes përkatës mjekësor që t’i sigurojnë shëndet psikik dhe fizik si  dhe siguri për t’iu kthyer familjes së saj rome nga e cila me dhunë është marrë në vitin 2012 për shkak të varfërisë dhe është dërguar në shtëpinë për fëmijë “25 Maj”, shkruan Makfax.mk, transmeton Portalb.mk.

“Vajza është bërë me trauma pas veprimit. Institucionet kompetente nuk kanë marrë asnjë masë që t’i ndihmojnë asaj dhe familjes së saj që të dalin nga kriza, e as që e kanë mbrojtur vajzën e re nga maltretimi seksual deri sa ka qëndruar në institucionin shtetëror”, thonë nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve.

Me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”. “Personat përgjegjës nuk e kanë denoncuar humbjen e saj në polici e as te prindërit e saj. Sipas dëshmisë së saj, para maltretimit seksual, ajo është marrë nga një burë më i vjetër nga institucioni dhe me veturë e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër. Atje ajo është maltretuar seksualisht si dhe për punë fizike. Ajo arriti të ikë pas 30 ditëve dhe të ngjitet në autobus për në Shkup, ndërsa policia e ka gjetur në Bit Pazar”, shpjegojnë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button