Tetovë – protesta para selisë së BDI-së

Me thirrje kundër Qeverisë dhe parolla fyese kundër liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ministres së brendshme Gordana Janukllovska dhe zëvendësit të saj Xhelal Bajramit, sot mijëra qytetarë nga qendra e Tetovës kanë marshuar drejt  rrugës së Ilindenit, ndërsa në shenjë revolte protestuesit janë ndalur edhe para gjykatës së Tetovës për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Në kthesën në Reçicë të vogël turma e protestuesve është ndalur nga një kordon i policisë, ku protestuesit me anë të forcës e kanë thyer këtë kordon dhe janë nisur për në selinë e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së.

Selia e BDI-së ka qenë e mbrojtur nga një numër i madh i forcave policore, por protestuesit nuk janë ndalur kundër thirrjeve anti qeveritare dhe anti muslimane.

Njëri nga protestuesit tha se sot jemi këtu për tu treguar se muslimanët nuk janë terroristë dhe çdo musliman në shtëpinë e tyre ka libër fetarë islam dhe çdo libër fetar islam në vete jep mesazhe për paqe, ndërsa sipas tij terroristë janë ata të qeverisë që në çdo shtëpi shqiptare futen me nga 100 policë”.

Në këtë protestë, për të përkrahur gratë e arrestuara, mori pjesë edhe një plakë e cila tha se nuk duhet të arrestohen gratë vetëm pse janë muslimane, ajo tha se vetë ka  qenë e arrestuar në vitin 1968 dhe se sot ka ardhur për t’i përkrahur këta protestues.
Protesta në Tetovë u mbyll  pa ndonjë incident , ndërsa turma e protestuesve nga selia e BDI-së u shpërnda në mënyrë të qetë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button