Gjorge Ivanov organizoi drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot organizoi drekë tradicionale pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, ambasador i Republikës së Polonisë, Jeck Multanovski dhe ambasadori i Republikës Çeke Miroslav Toman.

Siç kumtuan nga Kabineti i Presidentit, Ivanov dhe ambasadorët kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për procesin e integrimit në BE dhe NATO, si dhe për sfidat kyçe me të cilat ballafaqohen Bashkimi Evropian dhe kontinentin i Evropës.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se vendet kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe dialog të vazhdueshëm politik të cilat bazohen në miqësinë e sinqertë, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.

Presidenti Ivanov e ka theksuar rëndësinë e madhe të mbështetjes së deritanishme parimore dhe të hapur nga Grupi i Vishegradit lidhur me integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për përmbushjen e qëllimeve tona strategjike dhe prioriteteve.

Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka theksuar nevojën për trajtim korrekt të Republikës së Maqedonisë lidhur me respektimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

“Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë inetrgimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë plan presim politika juaj e dyerve të hapura të ndihmojë në vlerësimin adekuat të progresit tonë”, ka thënë presidenti i Maqedonisë.

Ballafaqimin e ndërsjelltë me sfidat nga kriza migruese dhe e refugjatëve, presidenti Ivanov e ka theksuar si shembull pozitiv të bashkëpunimit mes vendeve kandidate për anëtarësim dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe është falënderuar për ndihmën në pajisje dhe forcat policore nga vendet e Grupit të Vishegradit.

Ambasadorët i kanë përshëndetur përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim sa më të shpejtë në BE dhe NATO dhe kanë shprehur bindjen se vendet e Grupit të Vishegradit do të vazhdojnë me mbështetjen e aspiratave evropiane dhe euroatlantike të vendit tonë.

Në takim janë shqyrtuar edhe mundësitë për aktivitetet e ardhshme në sferën ekonomike me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së këmbimit tregtar mes Republikës së Maqedonisë dhe vendeve nga Grupi i Vishegradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button