KE: Rrjetet sociale të bëjnë më shumë përpjekje për mbrojtjen e shfrytëzuesve

Rrjetet sociale duhet të bëjnë më shumë përpjekje që t’i përmbushin kërkesat që në mars të vitit të kaluar i vendosën Komisioni Evropian dhe trupat për mbrojtjen e konsumatorëve të shteteve anëtare të BE-së, për respektimin e rregullave të Unionit për mbrojtjen e konsumatorëve, kumtoi Eurokomisioni.

Ndryshimet që i bënë Fejsbuku, Tuiteri dhe Gugëll Plus, që t’i harmonizojnë kushtet e tyre për shfrytëzim me rregullat e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, u publikuan sot.

Prej këtyre ndryshimeve do të kenë dobi më shumë se katër miliardë shfrytëzues të BE-së, të cilët i përdorin rrjetet sociale. Qytetarët nuk do të jenë më tej të detyruar të heqin dorë prej të drejtave të garantuara, si për shembull të drejtën të kthejnë prodhimet e blera online, dhe ata do të munden të parashtrojnë ankesa në Evropë, e jo në Kaliforni dhe platformat furnizuese të shërbimeve online, do të ndërmarrin pjesë korrekte nga përgjegjësia ndaj shfrytëzuesve në BE.

Ndryshimet, megjithatë, vetëm pjesërisht u përgjigjen kërkesave në pajtim me të drejtën e mbrojtjes së konsumatorëve.

Derisa propozimet e fundit të Gugëllit duken në pajtim me kërkesat e trupave për mbrojtjen e konsumatorëve, Fjesbuku, edhe në masë më të madhe Tuiteri, vetëm pjesërisht i kanë zgjidhur çështjet e rëndësishme lidhur me përgjegjësinë dhe mënyrën e informimit të shfrytëzuesve, gjegjësisht largimin eventual të përmbajtjeve apo ndërprerjeve të marrëveshjes.

Komisioni i vlerësoi edhe se nuk janë adekuate ndryshimet që i kanë vendosur disa rrjete lidhur me procedurën e paraqitjes dhe për kërkesën për largimin e përmbajtjeve të kundërligjshme, që i shfrytëzojnë trupat për mbrojtjen e konsumatorëve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button