Komuna e Çairit e bllokuar nga një grup protestues

Disa nga protestuesit e protestës së sotme të ndarë në dy grupe dhe mundohen të përleshen me njësitet speciale duke gjuajtur me gurë në drejtim të tyre. 

Numri më i madh i  protestuesve para komunës së Çairit janë adoleshent me maska.

Rrugët para komunës së Çairit janë ende të bllokuara nga protestuesit, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve në mënyrë të rregullt. 

Dëmet të cilat janë shkaktuar nga ana e protestuesve është thyerja e disa nga dritat e shtyllave elektrike të ndriçimit rrugor.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se disa policë janë lënduar por pa përmendur numra.

“Do të duhet të prisni për përgjigje të saktë. Po, ka të lënduar edhe policë por s’kemi të dhëna për numrin dhe natyrën e tyre. Disa kameramanë njëjtë kanë pësuar lëndime. Do t’ju informojmë në vijim”, tha Ivo Kotevski për Portalb./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button