Gjorgjioski, Ceferin dhe Van Basten hapën objektin e ri të FFM-s

Sot u lëshua në përdorim objekti i ri akomodimit i FFM-së për akademinë dhe për ekipet e grupmoshave të reja të Maqedonisë, ku i pranishëm ishte edhe numri një i UEFA-së, Aleksandar Ceferin, pastaj kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski si dhe zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Koco Angjushev.

“Sot është ditë e madhe për futbollin e Maqedonisë, kur para tre viteve FFM hyri në programin e ri zhvillimor të UEFA-së, shumë qartë i prezantuam idealet tona për zhvillimin e futbollistëve të rinj. Më shumë kujdes i kushtuam akademisë, që ajo të jetë shkollë e së ardhmes me të vetmin qëllim që të përgatisim futbollistët e rinj”, është shprehur Ilço Gjorgjioski kryetar i FFM-së.

Flaim para të pranishmëve kishte edhe i pari i UEFA-së, Ceferin i cili kishte mbetur i kënaqur nga puna e FFM-së.

“Tani i keni kushtet dhe nuk ka më arsyetim. Maqedonia përmes Ligës së Kombeve, ka gjasa që të shënojë rezultate të mira. Ky është një rast shumë i mirë. Këtë ia thashë edhe kryetarit Gjorgjioski. Kemi ndihmuar në meremetimin e shumë stadiumeve në Maqedoni dhe do vazhdojmë me përkrahjen”, ka thënë Aleksandar Ceferin.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe drejtori teknik i FIFA-së, Marko Van Basten, i cili vizitoi anëtarët e Akademisë së futbollit të FFM-së dhe UEFA-së. Po ashtu prezent ishin anëtarët e KD të FFM0-së, si edhe shumë ish-trajner që kanë punuar në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button