10 vitet e (de)formimit të shtetit

Agim Jakupi

Agim Jakupi

Debati shumë i përfolur për identitetin kulturor, krijoi jo vetëm anësime po edhe kokëçarje jo vetëm te elitat e ndryshme politike po edhe më gjërë. Qosja apo Kadare, cili është në të drejtë? Lindja apo Perëndimi, cila na lidhë më tepër me idntitetin kombëtar? Nga këtu, dielli për kë është, për ne apo…? Sidoqoft, dielli lind në Lindje dhe perëndon në perëndim. Ku mbetemi ne, ne dritë apo errësirë? Këtyre pyetjeve më së miri i’u është përgjigjur elita politike Kosovare gjatë ketyre dhjetë viteve të pavarësisë.

Ata gjatë gjithë kohës janë munduar të krijojn një shqiptar ndryshe, një shqiptar të dëgjueshëm e të nënshtruar, të pamoralshëm dhe vjedhës, një shqiptar të zi… Veprimet e tyre politike, gjithnjë në emër të nacionalizmit, dëshmojnë për diçka tjetër. Ruajtja e paqes dhe sigurisë mbrenda shtetit të Kosovës ishte sfida për qytetarët e jo për politikanët, ngase në çdo segment janë munduar që ekuilibri ekzistues të rrënohet dhe në vend të tij të vije një rend i tipit çifut për popullin e vet. Teorit që kanë të bëjnë me përkufizimin e nacionalizmit flasin  për besim sipas të cilit çdo kombësi ka të drejtë për shtetin e vet kombëtar, të qeverisur nga anëtarët e asaj kombësie. Ku mbeten partizanët e politikës ditore që çdo ditë po e shtrembërojnë këtë fakt dhe mundohen që ta godasin paqen mbrenda shtetit që sa filloi të ec. Dhe duke u marrë me paqen, me problemin e ruajtjes së paqes, nuk duhet harruar se ajo është e lidhur ngusht me statukuon, mbajtjen e po atij rregulli si në nivel të mbrendshëm politik po ashtu edhe ndërkombëtarisht. Politikanët kanë abuzuar në këtë drejtim, deklaronin se janë për mirëqenien mbrenda shtetit

e nga ana tjetër u munduan të bëjnë revolucion politik dhe  kulturor. Ata me këtë veprim nuk mundën të përceptojnë se ka mospërputhje ndërmjet paqes dhe mirëqenies dhe revolucionit.

Ç’është e vërteta, ruajtja e baraspeshës politike është e pamundur në kohë kur lufta politike bëhet kundër qytetarëve të vet, kur figurat e tjera, historike, personalitete fetare fyen dhe njollosen. Gjatë dhjetë viteve pavarësi jemi dëshmitar të proceseve stagnuese, betejat për të bë një shtet me politik stabile, me ekonomi të zhvilluar janë të vdekura. Institucionet e shtetit kanë humbur rolin, dhe janë shndërruar në cirk që ua kanë lakmi aktorë të shumtë botërore. Skena nga më të ndryshme si mbrenda institucioneve shtetërore po ashtu edhe rrugëve. Qytetarët janë përballuar me shumë sfida por jo edhe me politikën, ngase kjo e fundit është e vdekur në shtetin e ri. Këtë e them me bindjen se partitë politike kudo në botë përkufizohen me grup njerëzish që kërkojn të kontrollojn qeverisjen me fitim të zgjedhjeve dhe mbajtës së zyrave publike, kurse në Kosovë mund të përkufizojm me kontroll të krimit dhe uzurpim të zyrave publike.

Një kryeministër pa identitet, që nuk e di pse është musliman! Po kush e ndalon që të jetë i krishter??? Parlament që shërben për sfilata mode në njërën anë dhe poligon ushtarak nga ana tjetër. Qytetarët u përballën me situata të palakueshme, ku e drejta e shkollimit iu ndalohet gjithë atyre vajzave që e respektojn besimin e tyre fetar, duke vënë shami, po ashtu me dhëmbët e udhëheqjes së mbrapsht nuk u kursyen as objektet fetare, siç ishte ndalimi i namazit të xhumasë me ndrërhyrje të policisë, pengimi i ezanit dhe arrestimi i shumë hoxhallarëve që akuzohen me veprën terrorizëm. Nëse e lexojm drejtë terrorizmin, është një metod që shkakton frikë dhe pasiguri, atëherë e kemi shumë lehtë të bëjmë deshifrimin edhe të udhëheqjes kosovare…pikërisht janë ato që shkaktojn frikë dhe pasiguri mbrenda në shtet.

Këta edhe shumë punë të tjera bënë që rinia të gjej rrugë alternative për të siguruar një kafshatë bukë duke shfrytëzuar metoda të ndryshme, si rrugët ilegale për të arritur në ndonjë vend të Bashkimit Europian, po ashtu duke u siguruar me pasaporta serb. Autobusët e mbushur përplot me kosovarë pa ndonjë destinacion të ditur ishte shqetësim për çdo njeri, që për secilin politkan të moralshëm do të ishte tmerr dhe do merrte hapa për ndalimin e tyre. Mirëpo, udhëheqësit qëndruan anash, për ata ikja e qytetarëve u konsiderua si dëshir, vullnet dhe e drejtë qytetare edhe pse një numër i madh mbeten në moçalet serbe e hungareze!  

Politika e deritashme është e njëanshme, dezintegruese, intolerante konfesionale që shkakton probleme të mbrendshme. Deri më sot nuk është lëvizur asgjë në drejtimin e përmirësimit të gjendjes shoqërore, zhvillimit ekonomik, e mos të flasim për politika të mëdha ndërkombëtare. Pra, dhjetë vitet e pavarësisë janë dështim, edhe pa diplomaci, munges të pjekuris politike, kurse qeveria aktuale është kulmi i çmendurisë politike. Nëse diçka është arritur gjatë gjithë kohës ajo është se e bënë të gjallur serbin ndërkombëtarisht. Gjithë këtë a mund ta përmbyllim me thënien e  Faik Konicës:“Patriotët” e aty-këtushëm janë duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara.

Sidoqoftë, urime miq 10 vjetorin e Pavarësisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP