Shkup, bombë e kurdisur në OHIS, substanca helmuese gjendet te disa vajza 8 vjeçare (VIDEO)

Në oborrin e fabrikës që nuk punon më OHIS qëndron “bombë” toksike. Bëhet fjalë për mijëra tonë mbeturina toksike nga prodhimi i pesticidit lindan, i cili është bërë në fabrikë. Lindan është e ndaluar për prodhimtari në vitin 2009, ai  është pesticid i cili më herët është shfrytëzuar në bujqësi, thuhet në hulumtimin e “360 Gradë“, njofton Portalb.

Inxhinieri i kimisë, i cili tani është në pension, Pero Nane thotë se për shkak të mungesës së kuadrit të trajnuar, vdekja e të punësuarve të OHISIT në sektorin ku është prodhuar lindani ka qenë e lartë.

Deponimi i mbeturinave është kryer me dorë, rikujtohet edhe pensionisti Kiril Trpkovski, i cili ka punuar në afërsi të lindanit të rrezikshëm.

“Çdo ndërrim nga dhjetëra karroca varësisht prej prodhimtarësi se si ka shkuar dhe kështu ajo mblidhej. Ajo e tëra është gjuajtur këtu. Kur është ndaluar prodhimtaria, vetëm është mbuluar me dhe, pastaj këtu ka ngelur më. Tërë kohën, tridhjetë vjet kështu është punuar këtu”, thotë Tërpkovski.

Edhe të mbuluara me dhe, substancat vdekjeprurëse në OHIS vlerësohen si pika më e nxehtë ekologjike në Maqedoni, thotë profesori i kimisë, Trajçe Stafillov.

“Mbeturinat janë të përbëra nga komponime të ndryshme kimike, njëra prej të cilave është edhe lindani”, thotë Stafillov.

Mbulimi me dhe, nuk paraqet kurrfarë mbrojtje, përkundrazi. Toka është kontaminuar nga helmet dhe kështu është krijuar masë edhe më e gjerë prej 40.000 tonelatave substanca të rrezikshme të cilat me dekada janë lënë në të hapur. Me rrjedhën e kohës, pishinat prej betoni kanë shpërthyer, kështu që me lindan janë kontaminuar edhe ujërat nëntokësore.

Hulumtimi i profesorit Stafillov, ka treguar se nga mbeturina e përgjithshme, e cila edhe më tej gjendet në OHIS, lindani kancerogjen është i pranishëm me thuajse 10%. Edhe substancat tjera të mbeturinave kanë nivel të lartë toksik, të cilat vlerësohen si kancerogjene.

Edhe shteti ka menduar për problemin, ndërkaq treguesit e parë nga testimi janë të habitshme dhe shqetësuese, përcjellë Portalb.mk.

Hulumtimi i pranisë së toksikes në gjakun e 56 vajzave, të cilat nuk i kanë mbushur 8 vjet, të cilat kanë pasur zhvillim të gjëndrave qumështore, si hyrje në pubertet, ka treguar prani të lindanit te 10% e fëmijëve të testuar. Vajzat janë nga pjesët e ndryshme të Maqedonisë, ndërkaq më së shumti kanë qenë nga Shkupi. Studimi është bërë në vitin 2007 dhe në të konstatohet se nivelet e rritura të lindanit te popullata duhet plotësisht të hulumtohen. Këto rezultate përmenden edhe në broshurën për OHIS, të cilën Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Jetësor e ka shtypur në vitin 2014:

“Si gjetje e papritur e studimit ishin koncentratet e larta të lindanit në gjakun e të kontrolluarve, madje edhe në grupin kontrollues. Ajo ishte arsyeja për marrjen e aktivitete konkrete për gjetjen përfundimtare për ndotësit historik me lindan në vend”, thuhet në broshurë.

OHIS është në afërsi të shtëpive në lagjet Pintija dhe Lisiçe. Përskaj deponive. Në afërsi të këtyre lagjeve ndodhen edhe disa deponi, apo gjegjësisht ndodhet edhe deponia Drislla. Nga shtatori i vitit të kaluar, lokacionin e kanë vizituar edhe ndërmarrjet konsulentë, me porosi të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe  Planifikimit Hapësinor për kontrollimin e toksikëve momentale në terren, që më pas të pastrohet.

Sipas vlerësimeve – analizave pastrimi dhe fuqia punëtore për deponinë e vogël, do të kushtojë 15 milionë dollarë, prej të cilave Fondi Global Ekologjik do ta financojë me 3 milionë denarë, ndërkaq të tjerat Qeveria.

Por, përveç mbeturinave që i ka lënë substanca lindan, hulumtimi i profesorit Stafillov tregon se OHIS e ka kontaminuar mjedisin edhe me merkur (zhivë) dhe me mbetje të lëndëve tjera.

“Do të thotë, pesë – gjashtë herë më shumë kemi merkur në ujërat nëntokësore nga ajo që është e lejuar”, thotë profesori Stafillov.

Me nënshkrimin e Konventës së Stokholmit, në vitin 2004, Maqedonia është e obliguar që ta deaktivizojë “bombën” e dorëzuar në oborrin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button