Gjashtë vite nuk përzihem në politikë, thotë drejtori i vjetër-i ri i RTM-së, Cvetkovski

Marjan Cvetkovski, i cili të martën u zgjodh edhe për një mandat për drejtor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), për agjencinë “Meta” thotë se nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e zëdhënësi të qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Zgjedhja e Cvetkovskit, për të cilin ky është mandati i tretë në krye të RTM-së, shkaktoi një sërë reagimesh negative nga politikanë, gazetarë dhe shoqatat e gazetarëve.

– Shihni, unë gjashtë vite nuk përzihem në politikën ditore, këtë nuk do ta bëjë as tani. Nuk do të komentoja asgjë më tepër – na tha Cvetkovski.

Në konferencën për shtyp të qeverisë, Boshnjakovski tha se rizgjedhja e Cvetkovskit “është vendim i Këshillit të Programit të RTVM-së, i cili ende funksionon me përbërjen e vjetër, dhe qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë se kush janë anëtarë në atë përbërje të vjetër, në çfarë mënyre ka punuar dhe nën çfarë ndikimi, dhe si është bërë kjo zgjedhje”,

– Menjëherë pas të miratohet Ligji i ri për shërbime audio dhe audiovizuale do të mundësohet, që të zgjidhen persona profesionalë dhe jo-partiakë në pozita udhëheqëse edhe në RTVM, edhe në Agjencinë për Shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Kjo do të thotë se kjo zgjedhje do të jetë në fuqi deri sa ta miratojmë ligjin. Atë do ta miratojmë së shpejti, dhe me këtë zgjidhje ligjore, kjo qeveri do ta ndërpresë praktikën e jotransparencës, do të mund, do të mundësojë profesionalizim të plotë dhe departizim të RTVM-së dhe Agjencisë – tha zëdhënësi i qeverisë.

Cvetkovski në komunikatën me shkrim pas rizgjedhjes së tij, tha se falënderohet për besimin e treguar dhe se do t’i dëgjojë edhe kritikuesit.

“U falënderoj të gjithëve që më japin mbështetje, mirëpo edhe atyre që e shohin me sy kritik punën time ose që kanë dilema për zgjedhjen time. Dua të theksoj se do të vazhdoj të jem i hapur për çdo ide të mirë dhe për çdo kritikë konstruktive. Me vëmendje i përcjell të gjitha perceptimet dhe qëndrimet dhe do të vazhdoj të përpiqem shfrytëzoj dhe porosi të argumentuar e cila është e pranishme në diskursin publik dhe ta zbatoj në interes të transmetuesit publik”, shkroi Cvetkovski.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP