Vazhdon punimet Kongresi i III ndërkombëtarë për mjekësi KISCOMS

Vazhdon me punë Kongresi i III ndërkombëtar për mjekësi, KISCOMS Macedonia 2012. Kryetari i këshillit organizativ, Jetmir Sadiku, thotë se është mjaft i kënaqur nga rrjedhja e punimeve, dhe se deri tani janë prezantuar rreth 50 punime shkencore.

“Seancat kanë filluar sipas orarit të paraparë, ditën e enjte, kanë vazhduar edhe sot të premten po në orarin e duhur. Ditën e parë janë prezantuar mbi 20 punime shkencore, pastaj edhe është bërë raporti për vlerësimin e tyre nga ana e Komitetit shkencor të Kongresit, ditën e dytë të premten janë prezantuar diku 30 punime. Vazhdojnë prezantimet në degën e stomatologjisë, farmacisë, mjekësisë së përgjithshme”, tha Sadiku.

Dehar Rasimi, student i fakultetit të farmacisë në Univerzitetin Shtetërorë të Tetovës, pjesëmarrës aktiv në Kongres, merr pjesë me punimin shkencor “Pleumonia në Tetovë dhe rrethinë”.

“Është një temë mjaftë e re, pasi pleumonia edhe në nivel botërorë njihet si sëmundje që ka një numër të madh të vdekjeve gjatë vitit. Lënda është farmako epidemologji, mentori im është epidemiolog. Për përgatitjen e këtij punimi kanë punuar gjashtë muaj në spitalin e Tetovës, kam marrë të dhëna statistikore, hulumtime nga OBSH për zhvillimin e sëmundjes në nivel botërorë” tha Rasimi.

Të shtunën mbahet edhe dita e katërt e Kongresit ku pritet të prezantohen edhe punimet e fundit shkencore. Ndërsa të dielën do të shpallen edhe fituesit e Kongresit për punim më të mirë shkencor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button