Maqedoni, ka hyrë në fuqi vendimi për riemërimin e autostradës dhe aeroportit

Nëntëmbëdhjetë tabela rrugore me emrin e tanishëm të autostradës “Aleksandër Makedonski” do të zëvendësohen me emrin e ri “Miqësia”, pasi që pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” hyn në fuqi vendimi qeveritar për riemërimin e autostradës të  Korridori 10 dhe të aeroportit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e ka marrë vendimin për riemërimin e autostradës “Aleksandër Makedonski” dhe do të punojë për realizimin e saj. Do të ndryshohen 19 tabela”, deklaroi për MIA-n drejtori Zoran Kitanov.

Nga TAB Maqedoni, koncesioneri i aeroporteve të Maqedonisë akoma nuk ka informata konkrete për riemërimin e aeroportit që do ta bart emrin – Aeroporti Ndërkombëtar Shkup,, por siç deklaroi,  kohës së fundit e ndjekin zhvillimin e ngjarjeve dhe do të veprojnë në pajtim me instruksionet e qeverisë, informata shtesë në lidhje me vendimin do të jepen gjatë ditës.

Vendimin për riemërimin e autostradës dhe të aeroportit, që është miratuar në seancën e qeverisë të dielën e kaluar, dje u publikuar në “Gazetën Zyrtare”.

Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, siç deklaroi Zoran Zaev pas takimit me kolegun e tij Aleksis Cipras në Davos të Zvicrës në shenjë të marrëdhënieve të mira me Greqinë.

Emri i tanishëm i autostradës “Aleksander Makedonski” përdorët që nga korriku i vitit 2008 dhe ky emër është përcaktuar nga pushteti paraprak.

Nga dhjetori i vitit 2006 gjithashtu me vendim të pushtetit paraprak, aeroporti i Shkupit u emërua ”Aleksandri i Madh”.

Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

Zaev: Ky është emri i ri i aeroportit të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button