Orav: Të gjitha përgjegjësitë i bart organizatori i protestave

Qëndrimi i Brukselit lidhur me protestat, u përsërit nga ana e evroambasadorit Aivo Orav.
Orav sot në Ohër e theksoi përgjegjësinë e individëve të cilët qëndrojnë prapa protestave si organizatorë të tyre.

“E drejta e çdo qytetari është të protestojë, por duke pasur parasysh situatën e ndërlikuar nënkupton se organizimi i protestave bartë edhe përgjegjësi të mëdha. Jam i bindur se të gjitha institucionet në shtet me sukses po e kryejnë punën. Shumë me rëndësi është që edhe vet qytetarët të besojnë se institucionet punojnë për të mirën e të gjithve, gjegjësisht në interes të drejtësisë, ndërsa kriminelët do ta marrin dënimin e merituar”, tha Orav. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button