‘Selfie’ në ditën e të dashuruarve, i riu bie nga shkëmbi

Përpjekja e një të riu për të shkrepur disa ‘selfie’ nga një shkëmb me të fejuarën në ditën e të dashuruarve, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Agjencia e lajmeve “DHA”, raporton se Mustafa Artuç ka rënë nga lartësia e një shkëmbi në ngushticën e Kasrikut, në provincën e Shirnakut, afër kufirit me Sirinë në juglindje të Turqisë, transmeton tvklan.al.

Ka qenë e fejuara e tij, Z.F. ajo që ka njoftuar menjëherë ambulancën dhe forcat e shpëtimit, të cilat mbërritën me shpejtësi në vendngjarje.

I riu, mosha e saktë e të cilit nuk është bërë e ditur, është dërguar menjëherë në spitalin e Shirnakut, ku po mjekohet për plagët e marra dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. /tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button