Ministria e Ekonomisë do t’i mbështet financiarisht investimet, konkurrenkurrueshmërinë dhe ndërmarrjet e vogla

“Mbështetje financiare për investime, mbështetje financiare për konkurueshmëri dhe mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe inovacionet”, këtë e parasheh ligji për përkrahje financiare të investimeve, njofton Portalb.mk.

“Me Planin për Rritjes Ekonomike, për herë të parë mundësojmë trajtim të barabartë për të gjithë investitorët – ata vendorë dhe të huaj. Me këtë ligj ofrojmë masa të reja të cilat synojnë  rritjen dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit duke nxitur  investime të reja, punësime të reja, duke mbështetur eksportet dhe duke inkurajuar rritjen dhe inovacionin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Të gjitha kompanitë që kanë kondicion dhe njëkohësisht mund të arrijnë rezultate edhe më të mëdha pozitive – punësime të reja, investime të reja dhe rritje të eksportit, do të kenë mundësitë e njëjta mbështetëse, me kushte transparente. Prandaj, ndër kriteret themelore që duhet të plotësohen nga ndërmarrjet që do të aplikojnë për masat janë: rritja e të ardhurave  si dhe ruajtja ose rritja e numrit të punëtorëve”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë prezantimit të ligjit.

Bekteshi, më tej shtoi se me këtë zgjidhje ligjore për mbështetje financiare të investimeve rregullohen proceset e mbështetjes financiare të investimeve për tre shtyllat:

  • Mbështetje financiare për investime, e cila përfshin disa lloje të mbështetjes, të tilla si: punësime të reja, për krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit me furnizuesit nga Maqedonia, krijimin e formave organizative të hulumtim dhe zhvillim teknologjik, për projekte me interes të rëndësishëm ekonomik, për rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave, si dhe blerjen e fondeve nga ndërmarrjet me vështirësi.
  • Mbështetje financiare për konkurrueshmëri, e cila përfshin mbështetje: për subjektet që kanë rritur konkurrueshmërinë e tyre në treg dhe subjektet për të fituar tregje të reja dhe rritjen e shitjeve.
  • Mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe inovacionet, ato do të rregullohen me akte të veçanta, përmes Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik.

Ministria e Ekonomisë ka hartuar Ligjin për Mbështetjen financiare të Investimeve. qëllimi i të cilit, ashtu siç tha Bekteshi është që të kontribuojë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimit në Republikën e Maqedonisë, duke mbështetur investimet për rritjen e konkurrueshmërisë dhe punësimeve të reja.

Me të janë të rregulluara llojet dhe vlera e mbështetjes financiare për investimet, kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e mbështetjes financiare subjekteve afariste që do të investojnë në Republikën e Maqedonisë, dhe atë vetëm dhe ekskluzivisht në bazë të parimeve të transparencës dhe trajtimit të barabartë.

Në dy muajt e fundit pas prezantimit të programit të qeverisë për rritjen ekonomike, kemi tetë investime të reja në zonat e lira, me një investim total prej 73.5 milionë euro, të cilat do të krijojnë 1,570 vende të reja pune, informoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

“Për dy muaj, me zero para  shpenzuara, kemi nënshkruar tetë marrëveshje për investime të reja me mbi 75 milion euro dhe kemi siguruar mbi 1.500 vende të reja të punësnë krahasim me qeverinë e kaluar e cila për shtatë vjet dhe me një shpenzim prej 225 milionëeuro, ka siguruar vetëm 23 investime. Ne nuk kemi filluar programin dhe kemi nënshkruar tashmë kontrata me tetë kompani të reja, ndërsa prej këtu deklaroj se për gjashtë muaj do të kemi 30 marrëveshje të reja për investimet e huaja”, tha Angjushev.

Drejtori i Drejtorisë për zonat teknologji industriale zhvillimore Mlladenovski, informoi rreth investimit më të ri në zonën e lirë ekonomike në Shkup, atë të kompanisë nga industria farmaceutike, Sagen, me seli në Toranë.

Sagen është një kompani e cila ka selinë në Tiranë, Shqipëri. Shuma e investimit të planifikuar do të jetë me vlerë mbi 20 milionë euro dhe pritet të hapë rreth 300 vende të reja pune. Investimi është i ndarë në tri faza, ndërsa për nevojat e veta investitori ka marrë në përdorim një sipërfaqe prej rreth 28.000 m2 , tha Mladenovski.

Për më shumë rreth ligjit mund të lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button