FOTO: Përfundojnë protestat në Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë, në Strugë dhe ?ërçovë nuk u protestua

Në disa qytete të Maqedonisë perëndimore të dominuara me shqiptarë kanë filluar protesta kundër aksionit policor Monstrum dhe kundër trajtimit të të arrestuarve si terroristë islamik.

Në vazhdim u prezantojmë gjendjen në ora 14.oo në disa qytete të vendit.

Tetovë

14.20 Disa mijëra tetovarë kanë filluar të marshojnë rrugëve të Tetovës. Ata mbajnë flamuj shqiptar, dhe brohorasin kundër policisë dhe qeverisë. Situata është e qetë, nuk janë shënuar incidente.
———————————————————————————————————————–
14.00 Afro 2 mijë persona janë mbledhur para pallatit të kulturës në Tetovë. Nuk mbajnë parulla dhe nuk brohorasin. Sipas korrespodentit tonë atje, ata janë mbledhur nga kureshtja për të mësuar se çfarë do të ndodh. Stacioni i policisë në Tetovë është i rrethuar me policë të cilët kanë bllokuar rrugën  që të çon kah ky stacion. Në afërsi të selisë qëndrore të BDI-së nuk ka protestues, ndërsa atë e ruajnë një numër jashtëzakonisht i madh i pjesëtarëve të sigurimit partiak.

—————————————————————————————————-

Kumanovë 

14.55 Në Kumanovë në mënyrë të qetë ka përfunduar protesta e filluar pas namazit të xhumasë, në shenjë revolte ndaj aksionit policor “ Monstra”. Protesta filloi Me brohoritjet UÇK, “ Shqipëri etnike, Nuk jemi terroristë, Jankullovska vrasëse, Poshtë Qeveria,  e të tjera. Qindra qytetarë të Kumanovës, protestuan për rreth 20 minuta. Marshimi i protuesve zgjati vetëm disa qindra metra prej Xhamisë qendrore e deri te gjyqi themelor, pasiqë protesuesit ishin të penguar nga policët të vazhdojnë drejt sheshit të qytetit. 

Protestuesi bartnin flamurin e BE në ballë si dhe flamuj kombëtar shqiptar, kurse nuk u vërejt asnjë simbol religjioz. 

Ndryshe disa nga protestuesit për Portalb, deklaruan se “ Protesta  ka të bëjë me padrejtësitë dhe etikemt që u bëhen shiptarëve sa herë që e kërkon nevoja për qëllime politike. Ne as që jemi terroristë e as që kemi qenë ndonjëherë. Andaj njëherë e përgjithmonë ua bëjmë me dije se nuk do të lejojmë më të nëpërkëmbet dinjiteti ynë. Gjithashtu iu apelua parties në pushtet që edhe në këto situate të jenë me popullin e jo vetëm kur u duhen votat të vijnë edhe në mes të natës” 

Protesta kundër mënyrës së zbatimit të aksionit policor Monstrum  filloi edhe në Kumanovë. Protestuesit në numër shumë më të vogël rreth 300 persona,  janë nisur nga xhamia e qytetit në drejtim të gjyqit, por për momentin janë penguar nga policia të vazhdojnë protestën  në rrugën kah gjykata. 

Sloganet që më së shumti përdorin janë ‘Liri të përbashkët’, ‘nuk jemi terroristë’ etj, ndërsa në duar mbajnë flamuj të Evropës dhe atë shqiptar.

————————————————————————————————-

Gostivar 
Rreth dy mijë persona në mënyrë të qetë po marshojnë nëpër rrugët kryesore të Gostivarit. Protestuesit mbajnë flamuj shqiptar dhe brohorasin, poshtë qeveria dhe Zoti është më i madh. Vërehet pjesëmarje e shtuar e forcave policore. Nuk është shënuar asnjë incident.

—————————————————————————————————-

Strugë
Në Strugë nuk ka protesta.  Në afërsi të ndërtesës së Komunës së Strugës  janë mbledhur disa dhjetëra qytetarë struganë, por vetëm nga kureshtja. Nuk ka ndonjë organizim, parulla apo elementë tjerë që simbolizojnë një protestë.

Kërçovë

E njëjta situatë si me Strugën ka ndodhur dhe në Kërçovë.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button