Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë do të diskutojë për shkarkimin tre gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor (KGJ), sot do të diskutojë për kërkesën për ngritjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë për tre gjyqtarë. Për dy prej tyre tanimë procedura po rrjedh. Kërkesat janë të marra prej Këshillit për Verifikimin e Fakteve i cili kohë më parë u shfuqizua, ndërkaq kishte kompetenca për kësi kërkesa. Tani, KGJ në seancën e sotme duhet që të miratojë vendime të cilat nga anëtarët e tij do të jenë dorëzuar të autorizuar të kërkesës, me qëllim që të fillojë procedura për konstatimin e përgjegjësisë dhe të mbarojë me vendim, njofton Portalb.mk.

Sipas rendit të ditës, ajo është në pikën e gjashtë për diskutim, por kjo nuk do të jetë publike për opinionin.

Kryetari i Këshillit Gjyqsor, Zoran Karaxhovski, thotë se nuk publikohen emrat e gjyqtarëve për të cilët është konstatuar konstatim i përgjegjësisë. Por, duke e pasur parasysh se një pjesë e këtyre kërkesave janë të marra prej Këshillit për Verifikimin e Fakteve, i cili i publikoi emrat e gjyqtarëve për të cilët kërkohet përgjegjësi, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një pjesë të Këshillit Penal pesë anëtarësh të  Gjykatës Supreme, të cilët e liruan nga paraburgimi biznesmenin që atëherë ishte në arrati, Sead Koçan, i cili akuzohet në rastin “Trust” të PSP-së, për krim të rëndë me vlerë prej 17 milionë euro.

Anëtarët e Këshillit Penal janë – Jovo Vangellovski, Rahillka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemali Saiti.

Ashtu siç njoftohet nëpër media, tre ankesa ka dorëzuar Prokuroria Speciale dhe disa avokatë dhe palë tjera, kundër gjykatëses Monika Bahçovanovska.

Sipas procedurës, sot nuk është patjetër që të pritet vendim përfundimtar, pasi që fillon faza iniciale, në të cilën referohen për lejueshmërinë dhe afatin kohor të kërkesave, transmeton Portalb.mk.

Me short, do të zgjidhet Komisioni i cili do ta konstatojë bazën e kërkesës, do t’i shqyrtojë dëshmitë dhe do të kërkojë edhe tjera, pas së cilës do të ketë debat, dhe në fund vendim.

Ankesat nuk janë pasqyrë e gjyqësorit

KGJ-ja  nga Këshilli për Verifikimin e Fakteve i ka  marrë edhe 110 ankesa, ndërkaq në ndërkohë kanë arritur edhe 50-60 ankesa të reja. Të gjitha do të ndahen te anëtarët e KGJ-së, të cilët do t’i shqyrtojnë në seancë të veçantë një herë në muaj. Karaxhovski thotë se të gjitha ankesat nuk kërkojnë që të shkarkohen gjyqtarët, por në një pjesë të madhe bëhet fjalë për ankesa nga qytetarët, organizatat dhe institucionet për shkak sjelljeve të gjyqtarëve, gjatë rrjedhës së procedurës etj. Numri i ankesave nuk vlerësohen si e jashtëzakonshme, pasi që është e madhësisë së njëjtë, ndërkaq një pjesë e madhe prej tyre kanë të bëjnë me parregullsi të vogla, të pavlera për procedurën. Ashtu siç është sot gjendja në gjyqësor, e cila edhe më tej është në shënjestër të kritikave për vazhdimin e ndikimit politik, ndërrim të palës partiake etj.

“Gjendja do të përmirësohet dhe aspak nuk është ashtu siç paraqitet nëpërmjet spekulimeve të ndryshme dhe lajmeve të rrejshme të cilat ndikojnë në punën e gjykatave”, thotë Karaxhovski.

Ai konstaton se për momentin nuk ka analizë e cila do ta tregonte gjendjen në gjykata, por prej disa muajve, një organizatë joqeveritare ka filluar hulumtim të tillë, kështu që pritet nga ajo të dalë me informata për gjendjen.

Qytetarët kanë nevojë për drejtësi të barabartë, por ja çfarë do t’u japë Maqedonia!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button