Është formuar rrjet për qëndrueshmëri financiare të organizatave civile

Mbi 70 organizata civile në vend janë kyçur në Rrjetin Joformal të Qëndrueshmërisë Financiare të Organizatave Civile me qëllim që të bëjnë ndryshime ligjore të tretmanit tatimor të organizatave civile; lehtësime tatimore për donacione dhe sponzorime për Organizatat Civile dhe lidhje me statusin e organizatës nga interesi publik; sistemi llogaridhënës për organizatat joprofitabile; statusin e organizatës si punëdhënës e kështu me radhë, transmeton Portalb.mk.

Sipas përfaqësuesve të organizatave civile, qëndrueshmëria financiare është sfida kryesore me të cilën përballen në punën e tyre. Ndryshimi i rrethinës ligjore në të cilin funksionojnë do të mund të kontribuonte në ndërtimin e organizatave të qëndrueshme civile që ofrojnë zgjidhje për sfidat e bashkësive.

“Rrjeti e bashkon sektorin civil që së bashku të përfaqësohemi dhe të ndihmojmë në arritjen dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë financiare. I shohim institucionet si bashkëbiseduesi dhe parteri ynë në krijimin e rregullave që do të njohë specifikat e sektorit civil”, drejtoresha e Konekt, Nikica Kusinikova.

Kërkesat për aktivitete dhe ndryshime ligjore do të bazohen në përfundimet e rekomandimeve të përmbajtura në hetimin e analizave. Njëra nga to është  – Analiza e ligjit për llogaritje të organizatave joprofitabile që i është prezantuar nxënësve dhe është përgatitur nga Qendra e Politikës Tatimore.

Gjithsej 73 organizata civile janë anëtare e Rrjetit joformal për qëndrueshmëri financiare.

Në pajtim me të dhënat e fundit, organizata aktive mund të konsiderohen ato të cilat i kanë dorëzuar faturë përfundimtare ose kanë dorëzuar deklaratë, të cilat janë gjithsej 4.148, d.m.th. 1.497 organizata kanë dorëzuar fatura përfundimtare, ndërsa 2.651 kanë dorëzuar vetëm deklaratë/vendim në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button