Maqedoni, burri e vret gruan me thikë dhe çekan përpara syve të fëmijëve, më pas bën vetëvrasje

Tragjedi e madhe familjarë ka ndodhur sot në mëngjes në Koçan, kur një burrë fillimisht e ka vrarë gruan e tij, ndërkaq më pas është vetëvrarë. Atë që këtë tragjedi e bën edhe më të tmerrshme është se e gjithë kjo ka ndodhur përpara dy fëmijëve të tyre, njofton Portalb.mk.

“Sot në mëngjes në orën 03:30, pas grindjes familjare, tanimë i ndjeri B.L., disa herë e ka goditur me thikë bashkëshorten e çiftit tanimë të ndjerë, L.L. Pasi e ka parë që gruaja është gjallë, atëherë burri ka marrë një çekan dhe e ka goditur disa herë në kokë me qëllim që përfundimisht ta vret. Dëshmitarë të dhunës kanë qenë fëmijët e çiftit të martuar, vajza 26 vjeçare dhe djali 13 vjeçar, i cili menjëherë ka ikur dhe është strehuar te fqinjët. Vajza, pas përpjekjes së pasuksesshme që ta ndalojë babain e saj në të cilën edhe vetë ka pësuar lëndime, e ka paraqitur rastin në polici”, thonë nga Prokuroria.

Prej  atje sqarojnë se, babai ka hipur në kulm të shtëpisë dhe prej lartësisë rreth 6 metra ka kërcyer, gjatë së cilës ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Prokuror publik i Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes me ekipin e krim teknikës nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në drejtim të konstatimit të fakteve dhe zbardhje ne ngjarjes, janë dhënë urdhra për mbledhjen e ekspertizën e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, për analizë të gjakut dhe urinës të ndjerëve dhe për kryerje të autopsisë të trupave të personave të ndjerë”, informojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button