Gabriel: Kusht kryesor për anëtarësim të Serbisë në BE është pranimi i pavarësisë së Kosovës

Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse dëshiron të inkuadrohet në Bashkimin Evropian, deklaroi mbrëmë në Prishtinë shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel.

Харадинај Габриел

“Nëse Serbia dëshiron të përparojë drejt BE-së, kusht i parë është sundimi i së drejtës, por natyrisht, edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës. ky është kushti kryesor në rrugën drejtë BE-së”, deklaroi Gabriel në konferencën e përbashlët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai shtoi se të njëjtën veçmë ua ka thënë edhe autoriteteve në Beograd.

Gabriel theksoi se Gjermania do t’i ndihmojë Kosovës që ta njohin edhe pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat deri tani nuk e kanë bërë atë, Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Харадинај Габриел

“Natyrisht, të sigurohet anëtarësimi në BE është qëllimi përfundimtar. Një nga kushtet për këtë do të jetë që të binden pesë shtetet, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, se njohja e tillë ka kuptim, pasi Kosova asnjëherë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, tha Gabriell.

Ministri gjerman potencoi se anëtarësimi në BE është situatë e cila është fituese për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button