Premtimet për Çairin, ende asgjë konkrete nga rikonstruimi i fasadave dhe kulmeve të objekteve të banimit

Kryetari i ri i komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili fitoi zgjedhjet si i pari i kësaj komune gjatë zgjedhjeve lokale të vitit  që lamë pas, premtoi shumë gjera para banorëve gjatë fushatës parazgjedhore.

Portalb.mk kërkoi informacion lidhur me projektin e parë që premtoi kryetari Ganiu, qe kishte si primar në “Kontratën” e tij, efikasitetin energjetik, në të cilin ai premtoi rikosntruimin e fasadave të objekteve ekzistuese të banimit si dhe rikonstruimin e kulmeve, por nuk arriti të merr përgjigje, edhe pse vetë Ganiu i tha redaksisë Portalb, se do të dërgojë informacione të detajuara lidhur me këtë projekt.

Në Kontratën e Ganiut thuhet se me këtë program parashihet rikonstruktimi i gjithsej 141 objekteve me çka do të bëhet hap i madh drejt rritjes globale të energjisë efikase në komunë.

Deri më tani, katër muaj nga marrja e mandatit, banorët e komunës së Çairit thonë për Portalb.mk nuk kanë asnjë informacion lidhur me realizimin e këtij projekti dhe thonë se nëse ky premtim ishte parashikuar të përfundoj për katër vite mandat, tani më duhet të kishte filluar të realizohet.

“Nuk kemi asnjë informacion. Besoj që kur do të fillojnë të punojnë duhet të na informojnë shkaku që ne jetojmë aty dhe pasi që do të bëhen punime duhet të kemi edhe njoftim. Deri më tani askush as nuk na ka ftuar në komunë dhe as nuk është përmend asgjë lidhur me këtë”, tha R.T., banor.

“Nuk besoj që do të realizohet ky projekt, shumica e kandidatëve mos të them të gjithë premtojnë shumë gjëra dhe pastaj mbyllen në zyre dhe nuk ua shohim më fytyrën për katër vite. Kishim shpresa te Visari, por si duket edhe ky vetëm premtoi në letër dhe është shumë larg realizimit”, tha J.R., banore.

“Ndërtesat e vjetra nuk kanë izolim, prandaj shpenzimi i energjisë elektrike është tejet i madh dhe e dimë për premtimin që e dha kryetari, nuk e dimë, nuk kemi asnjë informacion se kur do të realizohet apo diçka e tillë”, tha I.I., banor.

Ndërkaq Kushtrim Alla nga komuna e Çairit tha për Portalb.mk se projekti për efikasitetin energjetik ende nuk ka filluar.

“Nuk ka filluar sepse shumë vonë u miratua buxheti gjë që ishte pengesë që Komuna të fillojë me realizimin e çfarëdo lloj projekti. Projekti do të fillojë, do të jetë gjatë vitit 2018 por se kur sigurt këtë ende nuk e kemi vendosur. Ende nuk është përpiluar plani dinamik, e ai bëhet pasi të miratohet buxheti. Pritet që të mbahet mbledhje me Sektorin për urbanizëm dhe të përcaktohet një lloj prioriteti i ndërtesave, do të thotë prej ku do të fillojë realizimi i projektit për efikasitet energjetik. Shpresojmë që deri në përfundimin e mandatit të kryetarit, ky projekt të realizohet në tërësi”, tha për Portalb, Alla.

Sa i përket asaj se sa do t’i kushtojë ky projekt komunës, Alla tha se së shpejti pritet të bëhet vlerësimi i tij.

“Për arsye së behët fjalë për një projekt gjigant, nuk mund të realizohet vetëm me mjete të buxhetit komunal, dhe do të na duhet përkrahja financiare e qeverisë. Kryetari i komunës shumë shpejt do të inicioj mbledhje në sektorin e urbanizmit lidhur me këtë çështje dhe të përpilohet projekti ashtu siç duhet, me të gjitha detajet, të përcaktohet një vlerë dhe më pas të shkohet me kërkesë në qeveri për fonde. Ende nuk e dimë saktë shifrën se sa do të shkojë ky projekt, sepse duhet të bëhet së pari vlerësimi.

Ndryshe, Ganiu përpiloi përmbledhje projektesh që e quajti ‘Kontratë’ me anë të së cilës ai ndau disa fusha në të cilat do të investohet gjatë mandatit të tij katër vjeçar, duke mos dhënë afate kohore dhe as informacion lidhur me koston e projekteve.

Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button