ASHMAA nis procedurën për marrjen e licencës së televizioneve ‘Shutel’ dhe ‘Edo’

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale në seancën e sotme njëzëri ndaloi procedurën për marrjen e lejes për emetimin e një televizioni dhe tre radio, të cilave iu është tërhequr vërejtje dhe iu është dhënë afat prej 15 ditëve që të plotësojnë obligimet, dhe të njëjtat paguan paratë.

Bëhet fjalë për televizionin ‘Kanal 21’ nga Velesi, radio universitare e universitetit Goce Dellçev në Shtip dhe radio ‘Akord’ në Kërçovë dhe ‘Bum’ në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

Këshilli filloi procedurën për marrjen e licencës së dy televizioneve shkupjane, “Shutel” dhe “Edo” si dhe pesë radiove në mbarë vendin, të cilat nuk kanë paguar licencën.

Këto media kanë afat prej dy javëve që të bëjnë pagesën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button