VIDEO- Shkup, Përfundoi protesta “Stop rasteve të montuara” në mënyrë paqësore

15.10 Protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë nga qeveria, që ishte adresa e fundit e protestave. nuk është shënuar asnjë incident serioz.  Me poshtë keni një video e cila ka kapur vargun e gjatë të protestuesve qe janë drejtuar nga Qeveria.

14.55 Disa protestues kanë hudhur gurë drejt stacionit të autobusëve që gjendet në afërsi të qeverisë. Personat që goditën ishin adoleshentë, dhe të njejtët i ka ndaluar një grup i protestuesish më të rritur.

14:50 – Njëri nga protestuesit për Portalb në pyetjen se për çfarë motoje kanë dalë ai tha se “për shkak të padrejtësive të njapasnjëshme që po i ndodhin popullit shqiptarë me vite të tëra unë kam dal ta shpreh revoltën time, si dhe për shkak se vëllezërit tanë shqiptarë myslimanë akuzohen padrejtësisht për vrasje, për dredhitë që ata vet i kanë bërë”.

Në pyetjen se a do të ndikon pozitivisht kjo protestë mbi fatin e të akuzuarve protestuesi deklaroi se “këtu duhet me ndejt me muajt të tërë derisa të lirohen nga burgu”.

14:15 – Numri i protestuesve sipas vlerësimit të lirë arrin nga 10 deri më 15 mijë persona, rradha e tyre është e gjatë nga TQ Mavrovasja e deri te Qeveria. Ata gjenden para Qeverisë dhe bëratsin – “Liri për të pafajshmit” , “Stop rasteve të montuara”.

Njëkohësisht, organizatorët e protestës së sotme “Stop rasteve të monutara politke” dërguan lajmërim në të cilin thuhet se protestat kanë një qëllim – për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe për opinionin ndërkombëtar që t’u bëhet në dijeni thelbi i rasteve të fundit.

Me sinqeritet e ndajmë dhimbjen për maqedonasit e rinj të vrarë dhe kërkojmë që vrasësit e tyre të shpallen para drejtësisë. Protestojmë për shkak të ofendimeve që i bëri Qeveria për popullin shqiptar, duke ofenduar ndjenjat fetare, duke shkelur në dinjitetin e motrave tona të arrestuar padrejtësisht.

“Reagojmë ashpër në përpjekjet e Qeverisë të krijojë proces të montuar politik. Jemi të tmerruar nga subjekti politik shqiptar, i cili përmes zv.ministrit i punëve të brendshme i legjitimon ofendimet mbi popullin e tij. Shpresojmë se drejtësia do të dalë në pah”, thuhet në lajmërimin e organizatorëve të protestit të sotëm.

Përndryshe ky lajmërim është dërguar lidershipit  në vend si dhe përfaqësitë e jashtme në Maqedoni.

14:00 Marshi i protestuesve është nisur drejtë Qeverisë me parollat – Gordana Terroriste, Shqipëri Etnike. Incidente nuk ka.

13:55 Grupi i protestuesve nga Xhamia Jahja Pashë janë takuar me një grup tjetër nga Bit Pazari dhe po bërtasin para Gjykatave- Vrasës, Vrasës! Shqipëri etnike! Numri i tyre ka arritur diku rreth 8 mijë.

13:40 Protesta mbarë popullore kundër proceseve të montuara politike ka nisur. Numri i protestuesve sa vin dhe shtohet. Parullat janë nga më të ndryshmet: Stop Sopoti 2, Muslimanët nuk janë terroristë, Nikolla është terrorist. Janë mbledhur diku rreth 5 mijë protestues. 

Njëkohësisht në Gostivar situata mbetet e qetë me polici të shtuar në qendër.

13:20 Para xhamisë Jahja Pasha në Shkup vërehet prani e madhe e policisë të cilët janë në pritje të besimtarëve të dalin nga xhamia pas faljes së xhumasë. Situata duket e qetë.

Pritet që besimtarët pas mbarimit të lutjes të së premtes të nisen në protesta, me gjasë do të drejtohen nga Bit Pazari, ndërtesat e Gjykatës afër QT Mavrovasja dhe eventualisht të mbarojnë para Qeverisë ose Parlamentit. Më shumë informata në vijim..

 

Lajme të ngjashme

Back to top button