Dimitrov në vizitë pune në Bullgari, hyn në fuqi Marrëveshja për fqinjësi të mirë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot në Sofje, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Bullgarisë, realizoi takime me presidentin bullgar, Rumen Radev, me kryetarin e Qeverisë, Bojko Borisov dhe me ministren e Punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva, kumtoi MPJ.

Ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Dimitrov dhe Zaharieva, në prani të kryeministrit Borisov, i shkëmbyen dokumentet ratifikuese të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe e nënshkruan Protokollin për shkëmbimin të tyre, me çka Marrëveshja hyri në fuqi, transmeton Mia.

Димитров борисов

Më pas, ministrat dhe kryeministri e nënvizuan rëndësinë e Marrëveshjes, si shtytje për përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe shembull i mirë për zhvillimin e  marrëdhënieve të mira fqinjësore mes shteteve në rajon.

Në fokusin e bisedimeve bilaterale u shtruan çështjet me interes të përbashkët për të dyja shtetet, në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit gjithëpërfshirës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, me theks në ekonominë, energjetikën dhe infrastrukturën.

Захариева

Në të gjitha takimet u konstatua se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë i shpërndajnë vlerat e përbashkëta evropiane, idealet dhe principet. Gjithashtu, u theksua gatishmëria për përkrahjen e proceseve konkrete euro-atlantike të cilat do të mundësojnë realizim të prioriteteve afatgjate strategjike të Republikës së Maqedonisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP