Osmani: Mbështetja e SHBA-së bazë mbi të cilën ngrihet progresi i Republikës së Maqedonisë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me u.d. drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugqendrore të Departamentit Shtetëror të SHBA-së, Suzan Falatko, transmeton MIA. 

Zëvendëskryeministri Osmani, siç njofton Zyra për Informim e Qeverisë, ka shprehur mirënjohje të thellë dhe të sinqertë ndaj bashkëbisedueses së SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e ndikimit që SHBA-ja e ka ndaj zhvillimit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë.

“Pothuaj se nuk ekziston ndonjë lëvizje më e rëndësishme politike apo sukses shtetëror në Republikën e Maqedonisë, i cili nuk është arrirë përmes ndihmës së sinqertë dhe të pakursyeshme të SHBA-së”, ka thënë Osmani, duke theksuar si shembull pavarësinë e shtetit, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, marrëveshjen e përkohshme me Greqinë, organizimin territorial etj.

Ai ka theksuar momentumin evropian në të cilin gjendet vendi, posaçërisht pas shpalljes së Strategjisë nga ana e Komisionit Evropian për zgjerim me përfshirje të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, në përmbajtjen e së cilës u valorizua progresi i Maqedonisë, i shënuar gjatë periudhës së fundit, ku dhe iu ofrua vendit mundësia për kyçje ndaj prijësve të procesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Fituam mundësi posaçërisht të rëndësishme, sipas reformave të implementuara me sukses, por edhe me adresimin e çështjeve të hapura politike, për të filluar negociata për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe me këtë, përfshihemi në dinamikën për aderim deri në vitin 2025”, ka potencuar zëvendëskryeministri Osmani.

Ai periudhën në vazhdim e ka vlerësuar si moment kyç historik për integrimet evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe ka nënvizuar se pret mbështetje të sinqertë nga të gjithë miqtë ndërkombëtar, posaçërisht nga partneri strategjik – SHBA-ja.

Në fund të takimit, zëvendëskryeministri Osmani e ka siguruar drejtoreshën Falatko për orientimin e Maqedonisë, si dhe të rajonit në përgjithësi të Ballkanit Perëndimor, që mbeten drejt integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, si angazhim thelbësor strategjik për jetë më të mirë të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP