Markoviq – Haradinaj: Çështjet e hapura me Kosovën do të zgjidhen shumë shpejtë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës  tha se me shtetin fqinj Kosovën kanë disa çështje të hapura, duke mos përmendur demarkacionin dhe se me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë folur për këtë dhe se shpreson që shumë shpejtë të gjejnë një zgjidhe për këto çështje të hapura.

Markoviq, siç njofton Kosovapres ka theksuar se Mali i Zi do ta mbështes Kosovën në integrimet evropiane dhe në NATO, përcjell MIA.

Ai përmendi se të dy vendet duhet të jenë më të zhvilluara ku propozoi që Oda Ekomomike e Kosovës dhe ajo e Malit të zi të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.

Markoviq shtoi se sot është në Kosovë për të konfirmuar miqësinë afatgjate mes dy vendeve, ku projektet ekonomike do të jenë në krye të prioriteteve midis dy vendeve.

Aa i përket minoriteteve, ai është shprehur se është i bindur që së shpejti edhe me Kushtetutën e Kosovës do të jetë një pozitë e rezervuar për malazezët.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se vizita e Markoviqit dëshmon se dy popujt e dy vendeve jo që janë fqinj por e duan njeri-tjetrin.

Këto deklarata Markoviq dhe Haradinaj i kanë dhënë pas takimit që patën mes vete ku kryeministri malazez ka filluar vizitën në Kosovë.

Markoviq është dashur të vijë javën që shkoi në Prishtinë por vizita e tij është anuluar për shkak të kushteve atmosferike, pas takimit me kryeministrin e Kosovës nesër pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button