Ekipet e EVN-së i sanojnë defektet në rrjetin distributiv

Moti i keq i shoqëruar nga reshje të mëdha të shiut dhe borës shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.

Pa furnizim janë një pjesë e vendbanimeve të rajoneve malore të Ohrit, Strugës, Kërçovës, Gostivarit, Resnjës dhe fshatrat përreth, rajonit të Rekës, rajonit të Mavrovës dhe disa fshatra malore të rajonit të Tetovës.

Nga EVN Maqedoni informojnë se ekipet gjatë ditës së djeshme i sanuan defektet në më shumë vendbanime, përveç vendbanimeve ku kishte problem me qasjen për shkak të sasive të mëdha të dëborës dhe rrëshqitjeve të tokës në rrugë.

Nga EVN shtojnë se që sot në mëngjes ekipet janë vazhdimisht në terren dhe me sanimin e defekteve vendbanimet përsëri do të kenë energji elektrike.

Me qëllim të rregullimit më të shpejtë të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, EVN ka aktivizuar të gjitha resurset njerëzore dhe materiale. Makinat dimërore, sajat motorikë dhe të gjitha pajisjet janë në shërbim të ekipeve me qëllim të hyrjes në vendet më kritike dhe të paarritshme.

EVN Maqedoni është në koordinim të vazhdueshëm me kompanitë e tjera energjetike që e përbëjnë sistemin energjetik në vend, me qëllim të tejkalimit të të gjitha problemeve që i shkaktoi moti i keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button