Blini ishullin tuaj, për vetëm 7 milionë dollarë

E kush nuk do ta donte që kishte shtëpinë e tij të pushimit, apo të banimit në një ishull, e ndërsa për shumicën e njerëzve mbetet një ëndërr për disa të tjerë ekziston mundësia që ta kenë ishullin të gjithin për vete, transmeton Top Channel.

Një rezidencë mahnitëse, shtëpi plazhi, “pyllin” personal, të gjitha ndodhen brenda një ishulli 230 mijë m2 që ka dalë në shitje në Kanada për 7 milionë dollarë.

Ishulli “Skocia e Re”, ofron një pamje të mrekullueshme të oqeanit, dhe privatësi maksimale.

Vila kryesore e ndërtuar në 2002-shin, ka 11 dhoma gjumi, 9 banjo dhe bibliotekë mahnitëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button