Ministria e Kulturës: Komisionet do t’i rishikojnë vendimet për ankesat më relevante

Vlerësojmë se komisionet e kanë kryer mirë punën e tyre në procesin e vendimmarrjes, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat kufizuese, por i pranojmë vërejtjet e opinionit. Komisionet do t’i rishikojnë vendimet e tyre në lidhje me vërejtjet më relevante. Lëshimet teknike do të korrigjohen menjëherë, ndërsa një pjesë e parashtresave të tjera përmes procedurës së ankimimit,  kumtoi Ministria e Kulturës për  MIA-n pas reagimeve të shumta ndaj Programit Vjetor të shpallur për vitin 2018.

Ministria i inkurajon të gjithë aplikuesit të parashtrojnë kërkesa nëse vlerësojnë se kanë qenë të padrejta dhe thotë se u garanton procedurë korrekte dhe të shpejtë.

Procedura për dorëzimin e vendimeve ka filluar. Procedura ankimuese për ato që do të parashtrojnë ankesa fillon nga dita e pranimit të vendimit dhe zgjat 15-të ditë, ndërsa ankesa dorëzohet në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune të shkallës së dytë.

Sa i përket reagimit të sotëm të Filarmonisë së Maqedonisë, Ministria u përgjigj se nuk bëhet fjalë për projekt që nuk ekziston, por se ka gabime teknike gjatë aplikimit me programin e vjetër të ish-drejtoreshës së Filarmonisë, dhe ushtruesit të detyrës drejtor Vikotr Ilieski. Thekson edhe se kjo ankesë do të shqyrtohet hollësisht njëjtë si edhe të gjitha të tjerat të parapara sipas Ligjit dhe të cilat do të arrijnë te Komisionet.

Për programin botues, megjithatë, thekson se komisioni është udhëhequr sipas dy parimeve, t’i mbështet shtëpitë botuese me renome të cilat kanë ofruar program të mirë, dhe t’i mbështet autorët e shquar të Maqedonisë, pa dallim se me cilën shtëpi botuese kanë aplikuar.

Thekson se, pavarësisht borxheve të trashëguara dhe buxhetit të kufizuar, manifestimet e verifikuara dhe tradicionale kanë marrë mjete relativisht të mira për programet e tyre, ndërsa për shumicën e projekteve, Ministria e ka përdorur strategjinë e buxhetit “mbjellës”, “shumues” (seeding budget) i cili mundëson mjete për mbulimin e shpenzimeve themelore për produksionin e projekteve, si një stimulim për artistët dhe menaxherët kulturorë që të gjejnë edhe mjete të tjera për realizimin e tyre, me atë që mbështetja e shtetit paraqet garanci solide përpara donatorëve potencial.

Tre anëtarë të komisioneve për të cilët kishte ankesa për konflikt të mundshëm të interesave, edhe pse nuk kanë marrë pjesë në këto komisione, e tërhoqën pjesëmarrjen në projekte.

Ministria thekson se edhe formati aktual i Programit Vjetor është trashëguar nga vitet e mëparshme dhe se nga java e ardhshme, me formimin e një grupi të posaçëm pune, do të fillojë procesi i rishikimit të plotë të Ligjit për kulturë dhe legjislacionit nga fusha e kulturës, duke përfshirë edhe debat publik i cili do të zgjasë në muajt e ardhshëm. Presim që ky rishikim do t’i konfirmojë edhe mënyrat e mbështetjes së institucioneve kombëtare dhe përdoruesve të tjerë, që është në përputhje me Strategjinë pesëvjeçare për Zhvillimin Kulturor dhe planin e veprimit të Ministrisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP