Shkaqet e problemeve me frymëmarrjen dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Ndjesia e mosmarrjes frymë lirisht është ndjesia më e frikshme që mund të përjetojmë. E njohur nga mjekësia si dispnea – shpeshherë përshkruhet si shtrëngimi intensiv në gjoks apo si ndjesia e mbytjes.

Ushtrime të stërmunduara, temperaturat ekstreme, obeziteti dhe lartësitë e larta, të gjitha këto shkaktojnë probleme me frymëmarrjen tek një person i shëndetshëm. Për çdo arsye tjetër, mungesa me ajër është një shenjë e një problemi mjekësor.

Nëse keni gulçime të pashpjegueshme, sidomos nëse gjenja përkeqësohet krejt papritur, duhet të vizitoheni nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkaqet

Rastet më të dëgjuara të gulçimit (mosmarrjes frymë lirisht) janë për arsye të një gjendje shëndetësore të zemrës apo mushkërisë. Zemra dhe mushkëritë janë të përfshira në transportimin e oksigjenit në inde dhe largimin e dyoksidit të karbonit dhe problemeve të këtyre proceseve që ndikojnë në frymëmarrje.

Gulçimet (vështirësi në frymëmarrje) që vjen papritur (e quajtur akute) ka një numër të kufizuar shkaqesh, ku përfshihen:

  • Astma
  • Helmimi nga monoksidi i karbonit
  • Tamponadë kardiake (grumbullon lëngje të tepërta rreth zemrës)
  • Ataku në zemër
  • Infarkt
  • Presioni i ulët i gjakut
  • Pneumoni
  • Pneumotoraks
  • Emboli pulmonare (mpiksja e gjakut në arteriet e mushkërisë)
  • Humbje të gjakut në mënyrë të papritur
  • Pengesa e rrugëve të frymëmarrjeve të sipërme (bllokim të kalimit të frymëmarrjes)

Nëse gulçimet zgjasin prej shumë javësh apo më shumë (kronike), gjendja është për shkak të:

  • Astma
  • Sëmundja pulmonare obstruktive kronike
  • Mosfunksionim i zemrës
  • Sëmundja intersticionale e mushkërive
  • Obeziteti

Ka gjendje shëndetësore të tjera të cilat vështirësojnë frymëmarrjen. Këtu përfshijmë:

Probleme me mushkëritë

  • Kanceri i mushkërisë
  • Pleuriti (inflamacioni i membranës që mbulon mushkëritë).
  • Edema pulmonare (lëngje të tepërta në mushkëri)
  • Fibroza pulmonare
  • Hipertensioni pulmonar
  • Sarkodoza (mbledhja e qelizave inflamatore në trup)
  • Tuberkulozi

Probleme me zemrën

  • Kardiomiopatia (problemi me muskulin e zemrës)
  • Aritmi të zemrës (probleme me ritmin e zemrës)
  • Infarkt
  • Perikarditi (inflamacion i indeve rreth zemrës)

Probleme të tjera shëndetësore

  • Anemia
  • Mbytja
  • Çrregullime të ankthit
  • Sindroma e Gulian-Bare

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni gulçime (mosmarrje frymë lirisht) pa pritur dhe ndikon në aftësinë e jetesës, sidomos nëse shoqërohet me dhimbje në kraharor, marramendje apo të vjella, pasi këto mund të jenë shenja të atakut kardiak ose emboli pulmonare.

Lini një vizitë me mjekun nëse:

  • Keni ënjtje të këmbëve dhe nyjeve
  • Keni vështirësi në frymëmarrje kur jeni shtrirë
  • Keni temperaturë të lartë, ethe dhe kollë
  • Frymëmarrje fishkëllyese
  • Apo përkeqësim të gjendjes

Për të parandaluar përkeqësimin e gulçimit kini parasysh:

  • Lini duhanin. Sapo të lini pirjen e duhanit, rrezikshmëria nga sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe nga kanceri fillojnë të ulen, ndonëse keni vite që i keni konsumuar.
  • Shmangni ambientet e ndotura. Mundohuni të shmangni toksinat mjedisore dhe alergjenët.
  • Bini nga pesha nëse jeni mbipeshë
  • Kujdesuni për veten. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, mbajeni nën kontroll
  • Përgatisni një plan veprimi. Konsultohuni me mjekun për masat që duhet të merrni nëse do të keni përkeqësim të simptomave.
  • Kontrolloni vazhdimisht pajisjet. Nëse jeni me maskë oksigjeni, sigurohuni që pajisja të punojë siç duhet.

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button