Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë

 Këshilli Organizativ për shënimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në ditën kur festohet dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës më datën 17 shkurt, këngëtarja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora do të mbajë koncert në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari i lartë i Presidentit të Kosovës dhe anëtari i Këshillit organizativ për shënimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ardian Arifaj në një konferencë për media njoftoi se më 17 shkurt Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë seanca solemne me rastin e dhjetë vjetorit të parë të shpalljes se pavarësisë së Kosovës.

Në këtë datë poashtu nuk do të mungojë as parakalimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Arifaj njoftoi se në mbrëmjen e 17 shkurtit në ora 22:00 do të fillojë edhe koncerti i shumëpritur i këngëtares Rita Ora në sheshin “Nëna Terezë”.

Në kuadër të aktiviteteve për 10 vjetorin e pavarësisë të cilat zgjasin dhjetë ditë, nga 8 deri më 18 shkurt që organizohen nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë edhe aktivitete të ndryshme kulturo-artistike, program për fëmijë, filma pa pagesë në kinemanë e qytetit si dhe koncerte të ndryshme.

Ndërsa për ditën e fundit të kremtimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë më 18 shkurt, Arifaj tha se nën partronazhin e Presidentit Thaçi do të mbahet një pritje solemne për një numër të madh të mysafirëve ndërkombëtarë, nga rajoni dhe vendi, të cilët kontribuan për pavarësinë e Kosovës.

Rita (Sahatçiu) Ora e lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë (Kosovë) është një këngëtare dhe aktore e cila ka filluar karrierën në Britani të Madhe. Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike dhe u zhvendosën në Londër, Britani në vitin 1991, kur ajo ishte një vjeçare.

Ajo vizitoi Kosovën në vitin 2012 ndërsa qendroi në Prishtinë për xhirimin e videoklipit të saj “Shine Ya Light”. Suksesi i saj filloi në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit në “Fresh Right Now” të DJ Fresh, e cila arriti numrin një në Britani të Madhe. Albumi i saj Ora, i lançuar në gusht të vitit 2012 debutoi në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP