Qeveria nuk përfill rekomandimet e KE-së për ATO-në

Qeveria nuk do të heqë dorë nga posti i zv.drejtorit në Agjencinë Teknike Operative, organit që do të formohet për ndjekjen e përgjimeve, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Komisioni Evropian, njofton Alsat M. Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani konfirmon se grupi ekspert i KE-së ka kërkuar që Agjencia të ketë vetëm drejtor. Megjithatë Osmani zotohet se një ndryshim i këtillë në propozim-ligj nuk do të mbështetet nga ana e tyre.

E para për shkak ngarkesës së punës që imponon kjo Agjenci dhe do të duhet ndihmë, nga përvoja e Agjencive të tilla dhe e dyta për shkak të ndjeshmërisë të punës që ka kjo Agjenci dhe mendojmë se dy komunitetet duhet të përfaqësohen në këto pozita. Komisioni Evropian ka dhënë vërejtje në aspekt se kjo mund të keqinterpretohet si ndarje partiake e pozicioneve. Ne i kemi bindur dhe po i bindim ata se kjo nuk ka të bëjë me ndërhyrje partiake në emërimin e tyre për shkak se ata duhet të jenë profesionistë. Mendojmë se është me rëndësi që të dy pozicionet të përfaqësojnë të dy komunitetet – tha Bujar Osmani, zv.kryeministër.

Osmani përsërit se përfaqësimi etnik qoftë në pozitat udhëheqëse ose edhe në strukturat e brendshme është i domosdoshëm, si obligim kushtetues dhe që të mos lejohen burime të mos-besimit ndërmjet dy komuniteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button