Aksident trafiku, humb jetën dibrani

Te rruga për në fshatin e Shkupit Kadino, në autostradën Veles-Shkup, dje në aksident zinxhiror ka humbur jetën 79-vjeçari nga Dibra Ramzi Karliku.

Sipas informacioneve të policisë, fatkeqësia ka ndodhur pasi automobili markë “fiat doblo” me targa të Shkupit është përplasur me veturën “Shkoda felicia” në të cilën bashkudhëtar ka qenë dibrani. Pas aksidentit të këtyre dy veturave në ato ka goditur edhe vetura “Mercedes” me targa të Shtipit. Udhëtarët e tjerë nuk kanë lëndime. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button