Nuk dihet nëse do të do mbijetojë TV NOVA e Sead Koçanit

Televizionit NOVA, i cili është në pronësi të biznesmenit, Sead Koçan, gjatë kohë po i kërcënohet mbyllja. Të punësuarit me muaj nuk kanë marrë rroga, ndërkaq ndërmarrja tanimë ka shumë borxhe të papaguara, shkruan “Fokus”, njofton Portalb.mk.

Numri më i madh i gazetarëve janë larguar, ndërkaq atyre që kanë ngelur u janë ofruar dy opsione. Fillimisht u është ofruar që vetë të japin dorëheqje, në të kundërtën, ashtu siç thonë, marrëveshjet e tyre do të ngrihen derisa situata të zgjidhet.

Prej javës së ardhshme pritet që të shkurtohet edhe programi i televizionit. Do të emitohet program me përmbajtje të varfër, pasi që të punësuarit do të lëshohen në shtëpi.

Edhe pse “Fokus” ka tentuar të kontaktojë me kryeredaktoren e TV NOVA-s, Biljana Trendafilloja, kjo e fundit nuk ka dhënë përgjigje për çështjet e lartpërmendura.

Ky është edhe një ndër bizneset e Sead Koçanit i cili po falimenton. Kompania e tij ndërtimtare “Transmet”, dikur më e fuqishmja në biznesin ndërtimtar, tani përballet me probleme serioze financiare. Përpara disa ditëve, është tërhequr edhe nga marrëveshja me ELEM-it për gërmim të qymyrit për nevojat e REK Manastirit, me çka do të bartë ndalesë për pjesëmarrje në tenderët në 12 muajt e ardhshëm. Të punësuarit në “Transmet” me ditë të tëra kanë protestuar duke kërkuar që t’i marrin rrogat e tyre.

Pronari Koçan, është i akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike, mu për tenderin e marrë nga ELEMI në kohën kur ishte në pushtet Nikolla Gruevski.

Televizioni NOVA filloi me program përpara vetëm 2 vjetëve, dhe programi i saj informativ ishte në përkrahje të politikave të VMRO-DPMNE-së.

Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button